“Bashkë Fitojmë por me kë?”/ Rama në Rrogozhinë: Problemi është se iu ka humbur emri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas Kavajës, kryeministri Edi Rama është ndalur në Rrogozhinë në kuadër të fushatës zgjedhore për 14 Majin. Në takimin me qytetarët, kreu i qeverisë nuk kurseu ironinë ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës për koalicionin e tyre “Bashkë Fitojmë”, teksa tha se as emër nuk kanë në fletën e votimit.

“Si kuptoj disa demokratë. Mund të jesh demokrat me ne por jo me ata. Ça demokratësh janë ata. Ata që të thonë rrena, ata që njëherë të thonë kjo është e ardhmja dhe pastaj ky është pengu. Ata sot kanë probleme që nuk i zgjidhin dot për veten e vet. Do të zgjidhin problemet e të tjerëve.

Mund ta marrin për tifozllëk, për qejf, atë se nuk di ca quhet më ajo. Nuk kanë as emër në fletën e votimit. I fshihen njëri-tjetrit. Nuk vënë emrin. Bashkë Fitojmë por me kë? Nuk ka. Vulën ka kohë që e kishin humbur. Problemi është se iu ka humbur emri. Ça të vënë, njëri non grata për Amerikën dhe tjetri non grata për demokratët.“, u shpreh Rama.

Të fundit

Pse Arjan Konomi i përmendi emrin e fëmijëve dajës së Endri Shabanit? Mos vallë…

Një tjetër episod ka përfshirë telenovelën politike shqiptare, teksa aktivisti i Shqipëria Bëhet, Arjan Konomi ka publikuar një video...

Qafë-Thanë, shumë radhë dhe pritje të gjata në kufi

Pasditja e së dielës, siç ndodh gjatë gjithë sezonit veror dhe jo vetëm, në pikën kufitare të Qafë-Thanës ka shënuar radhë të gjata. Kontrolli në...

Endri Shabani: Lapaj u bë lider koalicioni dhe fitoi vëmendje publike më shumë se unë

Endrit Shabani, i rikthyer nga pushimet, u shfaq sonte në studion e A2 për të dhënë shpjegimet e tij për mandatin e shumëdiskutuar mes...

Gjenerali gjerman: Rusia do të sulmojë Kievin me 2 mijë dronë

Rusia po planifikon të sulmojë me mbi 2 mijë dronë Ukrainën. Këtë fakt e ka bërë të ditur gjenerali gjerman Christian Freuding në një...

Bllokohen 30 mjete lundruese! 13 shqiptarë dhe të huaj u shpëtuan brenda një jave

Policia ka bllokuar dhjetëra mjete lundruese në zonat bregdetare të cilat kanë shkelur rregullat. Mësohet se në kuadër të operacionit "Siguria Detare" janë kontrolluar...

Lajme të tjera

Web TV