“Në 14 Maj votojmë ndryshimin”/ Berisha: Përpara me Ramën do të thotë drejt shkatërrimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryedemokrati Sali Berisha ka prezantuar pasditen e sotme kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Gramsh, Hasim Çekrezi.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se “përpara me Edi Ramën do të thotë drejt shkatërrimit dhe asgjësimit të familjes dhe gjinisë njerëzore” teksa ka bërë thirrje që në 14 Maj të votohen kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” të cilët i konsideron “ndryshimi”.

Sali Berisha: Në shekuj e mijëvjeçarë ne na ka mbajtur familja. Pa diskutim, ajo ka qenë streha, votra e cila ka garantuar jetesën dhe mbijetesën tonë. Çfarë duan të bëjnë këta. Këta duan të shembin familjen dhe gjininë. Po, po. Këta po fusin në shkolla dhe kopshte, e kanë filluar në Tiranë gjerësisht, prindi 1 dhe prindi 2. Këta fillojnë dhe i pyesin fëmijët nëpër kopshte, çfarë gjinie preferon. Këta ecin me një platformë të degradimit të familjes shqiptare. Të degradimit të plotë të shoqërisë shqiptare. A ka normë morale që e pranon këtë në Shqipëri.  E pranon, e pranojnë ata. Pse e bëjnë këtë ata? Ata e bëjnë këtë sepse duke deporsenalizuar, se natyrisht nëna ka shenjtërinë e saj, babai ka autoritetin e tij, natyrisht gjinia është ndarë që nga Eva dhe Adami, etj., me radhë. Por duke i fshirë këta, krijojnë njeriun e papersonalitet. Njeriun që nuk di se kush është.  A mund të vazhdojmë ne kështu, a duhet të ndalojmë ne këtë agresion të tmerrshëm që bëhet ndaj familjes dhe vlerave të saj. Përpara me Edi Ramën do të thotë drejt shkatërrimit dhe asgjësimit të familjes dhe gjinisë njerëzore.  Ndaj dhe në 14 Maj, votojmë ndryshimin, ndryshimi është në duart tuaja dhe ne jemi të sigurtë se së bashku fitojmë.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së, Berisha është shprehur se sipas tij, Kryeministri Rama ka marrë lopatën se gjoja po mbjellin pemë teksa i ka akuzuar duke pretenduar se duan të fshehin vjedhjen me 1 milionë pemët në Tiranë.

Sali Berisha: Çfarë po ndodh tani? E keni vënë re ju, ka kapur lopatën tani dhe kalojnë nga rrethi në rreth me lopatë në dorë se gjoja po mbjellin pemë. Prisni, me dheun e asaj lopate ai në radhë të parë do të ju hedhë hi syve qytetarëve, se nuk është i zoti të ballafaqohet në asnjë rast me asnjë kandidat tonë në asnjë bashki.  Sille atë, sille këtu. Të ju pyes një gjë. A duhet që të përballemi në televizor njëri me tjetrin dhe të ua themi të vërtetat njëri-tjetrit para jush. Këta se pranojnë, nuk ka kandidat të tyre. Këta janë si hije, nuk dalin në asnjë ekran televiziv. Dhe pastaj merr lopatën dhe mendon se do të ju mashtrojë me lopatën. Merr lopatën dhe do të mbjellë gjithsej, 3600 pemë.

Po ku e kanë hallin, e kanë hallin tek pylli 1 milion, që bashkë me Erion Veliajn pretendojnë se kanë mbjellë 1 mln pemë në Tiranë. Por të ju them të vërtetën. Kur bëra llogaritë dhe e shihja se ishte e turpshme, një mashtrim banal i papërgjegjshëm, ato 1 milion pemë, duan të paktën 6-9 mijë hektarë. Kurse parku i liqenit ka 32 mijë pemë.  Vetëkuptohet se në 1 milionë pemë kanë vjedhur paratë për 990 mijë fidanë. Po si kanë vjedhur, kanë  vjedhur me një pishtë, 10 fishin e çmimit. Kanë blerë pishën 5600 euro. Po, me fatura. Atëherë ky meqë ka dalë gjithë ky skandal, merr lopatën dhe kujton se po mashtron.

Ndaj dhe ne duhet të ballafaqojmë gjërat, duhet të ballafaqojmë të vërtetat. Me datën 14 maj, ju sigurosht që do të votoni 1-shin, koalicionin, do të votoni 1-shin, Hasim Çekrezin. Por të jeni të sigurtë se keni votuar në një votim historik. Keni votuar për fatin e Shqipërisë, për fatin e familjes shqiptare. Keni votuar për fatin e qytetarëve të Gramshit dhe Shqipërisë.

Të fundit

STG-44 gjerman apo AK-47 sovjetik, lufta për të prodhuar armën efektive të këmbësorisë

23 dhjetor 2013 ndahet nga jeta Mikhail Kalashnikov Nga Leonard Veizi Edhe sot e kësaj dite nuk dihet mirë se si...

Reagimi i Ramës/ TikTok ndalohet për një vit në Shqipëri

Qeveria shqiptare ndalon TikTok për një vit, pas kërkesave të prindërve që shprehën shqetësime për ndikimin e platformës te fëmijët, edhe pse ngjarja tragjike...

Kundër Ramës/ Sot opozita del në protestë

Partia Demokratike do të dal sot në protestë kundër qeverisjes se Kryeministrit Edi Rama. Opozita paralajmëron bllokim rrugësh dhe pjesëmarrje masive: Është koha të...

Sot protesta e opozitës/ Zbardhet ‘skenari’ dhe rrugët që do të bllokohen!

Opozita do të zhvillojë sot në orën 17:00 protestën e radhës, të cilën e quajnë mosbindje civile. Për herë të parë pas gati një viti mes protestuesve...

Aeroplani përplaset me shtëpinë në Brazil, humbin jetën të gjithë pasagjerët në bord

10 persona janë vrarë dhe më shumë se një 12 të tjerë janë plagosur pasi një aeroplan i vogël u rrëzua në një shtëpi...

Lajme të tjera

Web TV