Cllevio “tallet” keq me Noizyn pas daljes nga burgu/ E ka zemrën si lepurush i vogël…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Durrësit ka lënë nën masën e “arrest shtëpie” reperin Kleviol Ahmeti, i cili u vu në pranga disa ditë më parë pas denoncimit të bëra nga Noizy.

Pas daljes nga burgu, ashtu si dhe “tradita” e do Cllevio përshëndeti ndjekësit e tij të “TikTokut gjatë një transmetimi live. Reperi nuk u kursye, teksa foli për eksperiencën e kësaj here në burg si dhe prapaskenat me Noizyn.

Cllevio tha se ka qenë ai i cili i ka propozur Noizyt që të bëhen miq, por ka qenë ky i fundit ai i cili e ka refuzuar, deklaratë kjo e cila bie në kontradiktë me atë që dy dit më parë Noizy bëri, i cili tha se e ka ulur Klevion në tavolinë me prindërit e tij por ai s’vë mend.

Ai e ka cilësuar marrëdhënien e tyre si “dashuri dhe urrejtje”, Klevioli është treguar mëse i qartë që me Noizyn nuk do të ketë miqësi, sigurisht nuk ka lënë dhe pa e “ngacmuar”.

“E pranoj që e kam thënë qe do e vras me kallash, po e kam thënë sepse kjo është Shqipëria edhe ndodhin këto gjëra. Unë i kam propozuar gjithmonë i kam thënë hajde bëhemi shokë. Ai më ka thënë jo se po të kapa. Kjo e jona është dashuri dhe urrejtje. Se po të mos jesh ti (Noizy) nuk kam me kë të merrem, por edhe po të jesh ti më vjen inat pse je.

Nuk e di çfarë i thotë ajo kokë e madhe, kokë qen sharri. Bën si i keq, por nuk e ka zemrën e keqe. E ka zemrën si lepurush i vogël. Trembet dhe e kap ankthi. Ore bello nuk do të luaj më. Ta keni të sigurt, unë shokë me atë nuk bëhem. Nuk jam ai tjetri (Stresi)’, tha ai.

Lexo edhe :  Çfarë po ndodh me këngëtarin e njohur? Fansat të zhgënjyer: I lodhur dhe pa energji

Kujtojmë se ka qenë Noizy ai që  më 13 prill paraqiti një padi për arrestimin e Klevios pasi sipas tij i shkaktonte ankth dhe frikë me kërcënimet e tij në TikTok. Mirëp, një ditë më vonë Noizy e tërhoqi këtë padi dhe bëri një sqarim gjerë e gjatë në rrjetet sociale duke thënë arsyen se pse e hoqi si dhe zanafillën e sherrit mes dy reperëve.

 

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV