Pse dy udhëheqësit e BF-së po shkojnë veç e veç në fushatë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Pata

Kur po hyjmë në javën e dytë të fushatës zyrtare të 14 majit, ka një zhvillim që arrihet të shikohet, edhe pse natyrisht ka kohë, e sipas gjasave do të rrjedhin ujrat goxha.

Përveç aktiviteteve të para për “nxemje”në territor të disa kandidatëve që kanë identitet të rëndësishëm brenda elektoratit opozitar si Belind Këlliçi në Tiranë, Igli Cara në Durrës, Luçiano Boçit në Elbasan etj, fushata qendrore e “Bashkimit për Fitore”, po bëhet më shumë në një distancë nga territori politik i opozitës.

Në zgjedhje si këto, që janë të lidhur në mënyrë direkte me emrin e kandidatit që garon për kryetar bashkie, ata kthehen realisht në qendër e gravitetit edhe politik.

Kandidatët e grupimit të Berishës dhe Metës në tre qytetet kryesore, kanë arritur që të arrijnë një deal paraprak prej kohësh me grupe interesi, por edhe parti të opozitës.

Duke nisur nga Partia Demokratike, drejtuesit e të cilit nuk lejuan që të zbatohej plani i Enkelejd Alibeajt dhe krerëve të degëve të PD-së që të kandidojnë në 61 bashkitë e vendit.

Ndërkaq, përvoja e tyre politike, i ka bërë që të krijojnë një shtrat lobimi dhe magnetizmi përreth tyre në territor.

Në kulmin e fushatës, kur gjërat do të marrin atë ndarjen si me thikë të palëve, gjërat do të shikohen më qartë, por deri tani ka një lloj konfigurimi që mund ta shohësh.

E që duket qartë një handicap i lidhjes në territory sidomos të fushatës qëndrore të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Takimet e tyre, në mjedise të caktuara e të përgatitura nuk i zëvendësojnë “zhytjet në turmë” term që përbën thelbin e fushatave elektorale, sidomos të opozitës.

Lexo edhe :  Rama e Berisha, të gjithë për një dhe një për të gjitha

Fushata si e Berishës edhe Metës po bëhet si nga lart, si mbi re, ku mbizotëron PR i regjisë qendrore dhe mesazheve më shumë digjitale.

Natyrisht që, këtë e bën edhe mazhoranca, sidomos kur siç e ka thënë Edi Rama, PS ka zgjedhur të bëjë një fushatë pa mitingje apo takime kapilare në territor.

Ajo që duket me interes publik, është sa është përkthyer sasia e mbështetjes që mund të marrë BF-ja më 14 maj, në “ushtrinë” e saj të rregullt në territor.

Pra si është gjendja reale e rreshtrimit të strukturave të PD-së në bazë. Kjo vlen për të fotografuar impaktin që kanë zgjedhësit opozitar me alternativën e vetme që kanë në shumicën e bashkive për të votuar.

Përkatësisht subjektin ku lider është Ilir Meta. Deri tani asnjë sondazh nuk është marrë me këtë pyetje, brenda pjesës së zgjedhësve të opozitës, e ka gjasa që të mos lexohet kaq lehtë.

Ajo që vihet re, nga takimet e deritanishme të Enkelejt Alibeajt, është prezenca e një grupi jo masiv personazh, që duket se janë anëtarë dhe përfaqësues strukturash.

Ndërkaq, në pjesën tjetër, ka njerëz mbështetës, që në shumicën e rasteve janë entuziastë e duket se janë votues e aktivistë të foltores.

Por për më shumë, duhet pritur mënyrën e takimeve të rëndësishme dhe itinerarin që do të ndjekë Berisha e Meta.

Deri tani, ajo që mund të shikohet është se ata shkojnë veç e veç në prezantimin e kandidatëve. Herë shkon Sali Berisha, herë, shkon Ilir Meta, nuk shkojnë përgjithësisht të dy bashkë.

A është kjo një zgjidhje logjistike, taktike, apo është politike? Deri tani, duket kjo e treta…

Të fundit

SHBA ndërton ‘bishën’ Frankenjet, avioni luftarak ngrihet nga rrënojat e F-35 dhe AF-27

Forcat Ajrore Amerikane kanë blerë një lloj të ri avioni luftarak, unik në botë. Ai është i ashtuquajturi "Frankenjet",...

Zbulimi shokues në pikën më të thellë të detit Jon

Një ekspeditë shkencore në pikën më të thellë të Mesdheut në Detin Jon ka zbuluar një realitet shqetësues: mbetjet njerëzore kanë depërtuar deri në...

Thirrja e Trump/ Ndaloni ndërrimin e orës, është shumë e kushtueshme!

Donald Trump ka risjellë propozimin e tij për të bërë të përhershme kohën e kursimit të ditës, duke sugjeruar që të shtohet një orë...

Skandal në Itali/ 12 futbollistë të Serisë A, pjesë e skemës së basteve të paligjshme

Futbollin italian është përfshirë në një skandal të madh pas një hetimi të thelluar të Prokurorisë së Milanos, që ka zbuluar një rrjet të...

Dyfishohen të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara, 50 mln lekë për 3 muaj

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka raportuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave për 3-mujorin e parë të vitit...

Lajme të tjera

Web TV