“Bashkëjetesa dhe harmonia, vlerë për kombin tonë”/ Begaj uron Fiter Bajramin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, gjatë një vizite në Xhaminë Kubelie në qytetin e Kavajës, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.

Begaj tha se bashkëjetesa dhe harmonia fetare për të gjithë kombin tonë është një vlerë e jashtëzakonshme, vlerë e cila duhet ruajtur, duhet promovuar dhe pse jo duhet eksportuar.

“Nga Kavaja uroj të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët ku jetojnë e punojnë gëzuar Festën e Fiter Bajramit!

Uroj nga zemra që agjërimi i muajit të Ramazanit ka përmbushur qëllimin e shprehjes së devocionit të besimtarëve përmes sakrificës!

Sakrifica në emër të besimit shpresoj të jetë shtysë për ne, për të bërë vepra të mira, për familjen, për shoqërinë dhe për kombin.

Në fakt, kjo festë e Fiter Bajramit ka karakteristikë të veçantë solidaritetin dhe dashurinë. Dashurinë për njëri-tjetrin, dashurinë për Zotin.

Sot në Kavajë gjeta veten, takova miq të rinj dhe të vjetër, të besimeve të ndryshme dhe ku më mirë se Kavaja tregohet kjo harmoni fetare.

Bashkëjetesa dhe harmonia fetare për të gjithë kombin tonë është një vlerë e jashtëzakonshme, vlerë e cila duhet ruajtur, duhet promovuar dhe pse jo duhet eksportuar. Të eksportojmë atë vlerë që është më e mira.

Populli shqiptar e ka treguar me vepra që e përkrah të ndryshmen. Kemi pritur refugjatë afganë, kemi pritur refugjatë ukrainas, kemi hapur dyert tona në ditë të vështira, pse jo edhe në këtë ditë të bëjmë një thirrje që të ndihmojmë ata që janë më të pamundurit, ata që kanë nevojë për më shumë.

Gëzuar Festën e Fiter Bajramit! Uroj për të gjithë shqiptarët, mirësi në jetën e tyre!”, tha Begaj.

Të fundit

Urdhër i ri nga Trump, Berisha: E ka me Ramën, jo me mua

Urdhri i presidentit të SHBA Donald Trump për të shtytur edhe me një vit vlerësimin e administratës amerikane për...

Ambasada Amerikane trajnon prokurorët shqiptarë, çfarë po ndodh?

Selia diplomatike e Rrugës së Elbasanit ka pritur për dy ditë më radhë prokurorët shqiptarë në një trajnim të posaçëm mbi hetimin dhe ndjekjen...

VIDEO: 34-vjeçari merr 40-vjeçarin në makinë dhe e godet me grushte

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytet, ku një 34-vjeçar ka marrë me forcë në automjet një person tjetër dhe e ka dhunuar...

FOTO: Rinumërimi i votave, KAS edhe ‘bufin’ ia quan të vlefshme Ramës

Në pallatin e sportit “Farie Hoti” po rinumërohen votat për Tiranën, por ky proces ka ngjallur pakënaqësi tek kandidatët të cilëve shumë vota po...

Trump: Putin mund të ketë ambicie përtej territorit të Ukrainës

Gjatë fjalës së tij në samitin e NATO-s në Hagë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u pyet për presidentin rus Vladimir Putin, të cilin...

Lajme të tjera

Web TV