​Ish-kryetarja e KQZ: Pavarësisht pjesëmarrjes së ulët, kryetarët do të zgjidhen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka, tha se pavarësisht numrit të vogël të votuesve në veri të Kosovës, kryetarët e komunave atje do të zgjidhen, nëse procesi është i rregullt.

“Përsëritje [të zgjedhjeve] nuk do të ketë, veç nëse dëmtohet procesi, atëherë po.

Por, në rrethana të rregullta, në rrethana kur qytetarët dalin e votojnë dhe kryejnë detyrën e tyre, mbyllen vendvotimet, numërohen votat…

Përsëritje nuk do të ketë”, tha Daka për Radio Evropa e Lirë.

Korrespondentët në terren raportojnë për numër të vogël votuesish në komunat veriore me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, ku po zhvillohen zgjedhjet e parakohshme lokale.

Partia më e madhe e serbëve të Kosovës, Lista Serbe, e cila vetë nuk merr pjesë në zgjedhje, ka bërë thirrje për bojkotimin e procesit. Në këtë qëndrim, ajo ka pasur edhe mbështetjen e Beogradit zyrtar.

“Me këtë mosdalje në zgjedhje, serbët janë duke e përcjellë një mesazh te Qeveria e Kosovës, se ata nuk do t’i pranojnë kryetarët, të cilët dalin nga këto zgjedhje”, thotë Daka.

Sipas saj, zgjedhjet janë organizuar dhe po mbahen sipas të gjitha rregullave ligjore.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ftoi më herët qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e votës dhe në këtë mënyrë t’i zgjedhin, siç tha, përfaqësuesit e tyre dhe t’i ndërtojnë institucionet legale demokratike.

Në veri janë rreth 45.000 qytetarë me të drejtë vote për të zgjedhur kryetarët e rinj në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, së bashku me kuvendet komunale në Zveçan dhe Leposaviq.

Të fundit

Legjenda e Rusisë lavdëron Mirlind Dakun, çfarë super deklarate!

Legjenda e futbollit rus, Andrey Arshavin, ka vlerësuar lart paraqitjet e Mirlind Dakut në Premier Ligën ruse, duke e...

Mrekullia në Vlorë, mjekët i rikthejnë shikimin pacientit që e kishte humbur plotësisht

Mjekët okulistë të spitalit rajonal të Vlorës kanë kryer me sukses një ndërhyrje të rrallë dhe tepër të vështirë, duke i rikthyer shikimin një...

Polici tenton të grabisë ish-burrin e së dashurës, bie nga dritarja dhe vdes

Një inspektor policie nga Brçko në Bosnje dhe Hercegovinë vdiq dhe sipas informacioneve, incidenti ishte rezultat i përpjekjes së tij për të grabitur ish-burrin...

Siria rinis bisedimet me Izraelin pas 25 vitesh

Pas më shumë se dy dekadash, Siria konfirmon kontaktet me Izraelin për herë të parë, duke shënuar një moment të rëndësishëm diplomatik në rajon. Takimi...

Vetëvendosja kundërshton certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), e kanë kundërshtuar certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit. Duke folur në...

Lajme të tjera

Web TV