Ministrat e BE votojnë pro aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Ministrave i Këshillit të Europës ka votuar me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare pro procedimit të aplikimit të Kosovës për Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës.

Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla. Kjo e fundit shkruan se Kosova është një hap pranë anëtarësimit në Këshillin e Europës.

Postimi i plotë i Gërvallës:

Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, i cili përfaqëson 46 shtetet anëtare, në një mbledhje të jashtëzakonshme, me më shumë se 2/3 e votave sapo mori vendimin që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësim të Republikës së Kosovës.

Për shtetin tonë të ri, vendimi i sotëm përbën një hap historik, ndoshta më të rëndësishmin pas pavarësisë sonë. Me këtë vendim përmbyllet një etapë e rëndësishme drejt anëtarësimit të plotë.

Mbetet edhe shumë punë për të bërë. Procesi i anëtarësimit është i gjatë dhe plot sfida. Por Republika e Kosovës në fund të procesit do ta zërë vendin e saj të merituar si anëtare e Këshillit të Evropës.

Falënderoj nga zemra të gjithë ata që na mbështetën në rrugën tonë deri këtu. Një falënderim i posaçëm iu shkon të gjithë atyre shteteve, të cilat edhe pse nuk e kanë njohur formalisht Republikën e Kosovës, nuk e kanë bllokuar anëtarësimin tonë.

Nuk mund të lë pa falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat përsëri dëshmuan të jenë aleati më i rëndësishëm i Republikës së Kosovës, dhe të cilat na mbështetën fuqishëm në dialogun tonë me një numër të madh të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës.

Falënderim i posaçëm i takon grupit ndërinstitucional të përbërë nga Zyra e Presidentes, Zyra e Kryetarit të Kuvendit, Zyra e Kryeministrit, dhe MPJD-ja, i cili udhëhiqet nga zëvendësministri Kreshnik Ahmeti, delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, i cili udhëhiqet nga zëvendëskryetarja e Kuvendit, znj. Saranda Bogujevci, ekipit të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strasburg, e cila udhëhiqet nga ambasadori Lulzim Hiseni si dhe të gjithë atyre që kontribuan sado pak për këtë ditë të rëndësishme.

Lexo edhe :  Qira falas, ndihma për pensionistët dhe rritje investimesh/Greqia miraton masat ekonomike

Kur në maj të vitit të kaluar, pra para më pak se një viti, dorëzuam në Këshillin e Evropës kërkesën për anëtarësim, numri i skeptikëve ishte i madh. Sot e dimë se sa i rëndësishëm dhe vendimtar ka qenë guximi i atyre ditëve.

Falë vullnetit të palëkundur të qytetarëve të Republikës së Kosovës për sundim të ligjit dhe demokraci, të shprehur në votën masive të 14 shkurtit, Kosova, si shembulli më i mirë i demokracisë në rajon, do të ecë e sigurtë në rrugën e saj euroatlantike.

Ka edhe shumë punë për të bërë, shumë sfida për të përballuar, por dita e sotme meriton të festohet denjësisht.

Urime nga zemra të gjithëve!

Lidhur me këtë vendim, ka reaguar pak më parë dhe ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka, e cila thotë se ky është “një hap i parë i rëndësishëm për t’i dhënë Kosovës vendin e merituar në Këshill.”

“Lajm i mirë nga Këshilli i Evropës! Komiteti i Ministrave vendosi të pranojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim dhe t’ia dërgojë Kuvendit Parlamentar për mendim. Një hap i parë i rëndësishëm për t’i dhënë Kosovës vendin e merituar në Këshill!”- shkruan Xhaçka.

Të fundit

Ushqimet ultra të përpunuara po shkatërrojnë shëndetin tonë, lidhja me vdekjet e hershme

Ndërsa shtoni më shumë ushqime ultra të përpunuara në dietën tuaj, rritet rreziku për një vdekje të parakohshme sipas...

Shkollë e re në Astir/ Manastirliu: Premtim i mbajtur për komunitetin e kësaj zone

Në një nga hapësirat urbane që po njeh një zhvillim të jashtëzakonshëm që ndodhet në njësinë Administrative 14, po hidhen themelet për ndërtimin e...

Michelle Obama sqaron thashethemet për divorcin me Barack Obamën

Michele Obama i ka hedhur poshtë lajmet për një divorc mes saj dhe Barack. Ish-Zonja e Parë e Shtëpisë së Bardhë, Michelle Obama ka...

Projekti për ish-Uzinën e Autotraktorit, Hoxha-opozitës: S’ka arsye për t’u shqetësuar!

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, njëherësh drejtues politik i njësisë 1 në Tiranë, komentoi akuzat e opozitës se projekti për Ish Uzinën e Autotraktorëve...

Pas kallëzimit të Këlliçit, Arbjan Mazniku merret në pyetje nga Prokuroria e Tiranës

Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku raportohet se është marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës. Mësohet se marrja në pyetje e Maznikut është bërë...

Lajme të tjera

Web TV