A po e merr lumi ligjin për mbrojtjen e Vjosës?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Emili Bibolli

Për të kuptuar “Mish-Mashin” që është bërë me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.155, datë 13.3.2023 “Për shpalljen e ekosistemit natyror të lumit Vjosa Park Kombëtar, kategoria II”, si fillim duam të japim një shpjegim të shkurtër për Zonat e Mbrojtura. Koncepti, kriteret dhe kategoritë e Zonave të Mbrojtura përcaktohen në ligj, më konkretisht në ligjin 81/2017 ‘Për Zonat e Mbrojtura’. Në këtë ligj neni 3, pika 28 përcakton se: “Zonë e mbrojtur” është një hapësirë tokësore, ujore, detare e bregdetare, e përcaktuar qartë gjeografikisht, e njohur, me kufij të qartë fizikë dhe e menaxhuar përmes mjeteve ligjore apo mjeteve të tjera të efektshme, për të arritur ruajtjen/mbrojtjen afatgjatë të natyrës, e lidhur me shërbimet e ekosistemit dhe të vlerave kulturore. Nga ky përkufizim kuptojmë se ligji kërkon që çdo Zonë e Mbrojtur të jetë e përcaktuar qartë gjeografikisht, me kufij të qartë dhe e menaxhuar përmes mjeteve ligjore. Po kështu ligji përcakton në nenin 14 edhe kategoritë e Zonave të Mbrojtura (në rastin tonë Parku Kombëtar është Kategoria II). Ndërsa në nenet vijuese 15 deri 21 detajohet secila kategori duke përcaktuar për secilën prej tyre edhe nivelin e mbrojtjes. Pra, është e kuptueshme se për kategori të ndryshme zonash, menaxhimi dhe mbrojtja janë të ndryshme.

Shohim pak “Mish-Mashin” e krijuar.

Zona e Mbrojtur “Lumi i Vjosës”, Park Kombëtar, i Kategorisë së II-të, siç përcaktohet në VKM-në e sipërcituar ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 12727 ha. Sipas ligjit 81/2017, kjo Zonë e Mbrojtur duhet të ketë përcaktim të qartë gjeografik dhe kufij të qartë fizikë.

  1. A i plotëson këto kërkesa ligjore VKM-ja nr.155/2023?
  2. Sipas kufirit të përcaktuar a është sipërfaqja 12727 ha?

Në ligjin Nr. 72/2012, “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E INFRASTRUKTURËS KOMBËTARE TË INFORMACIONIT GJEOHAPËSINOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË” dhe VKM nr.669, datë 07.08.2013 “Korniza Referuese Gjeodezike Shqiptare 2010” ose shkurt (KRGJSH-2010), ku “2010” është indeksi që lidhet me “epokën” në të cilën janë përcaktuar koordinatat e pikave gjeodezike të monumentalizuara në territorin e Republikës së Shqipërisë. Nëse do të zbatohej ligji dhe VKM-ja e mësipërme, ky Park do të shpallej me sipërfaqe 12734.859987 ha.

Ku janë 7.859987 ha që VKM-ja i ka fshirë?

Po ASIG përse e shkel ligjin dhe publikon në Gjeoportal informacione dhe materiale jashtë standardeve të përcaktuara me VKM nr.891, datë 18.11.2020 “PËR STANDARDET SHTETËRORE PËR SPECIFIKIMET TEKNIKE TË INFORMACIONIT GJEOHAPËSINOR NË SHQIPËRI PËR TEMËN ZONAT E MBROJTURA”?

Lexo edhe :  Bota u bë e keqe, por jo më e keqe

Pika 9 e Vendimit nr.155, datë 13.3.2023 shfuqizon vetëm pikën 21, të vendimit nr.60, datë 26.1.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e ekosistemeve natyrore rezervat natyror i menaxhuar/park natyror (kategoria IV), si dhe miratimin e ndryshimit të statusit të sipërfaqeve ekzistuese të zonave të mbrojtura mjedisore, që i përkasin kësaj kategorie, por nuk thotë asgjë për mbivendosjet e shpjeguara më poshtë. Çudia vazhdon pasi 471.524357 ha janë të mbivendosura me Zona të tjera të Mbrojtura dhe kanë dy statuse mbrojtjeje, dy zonime dhe e njëjta zonë është e shpallur me dy VKM të ndryshme.

Më poshtë do të gjeni hartën ilustruese të mbivendosjeve, konkretisht:

  1. a) 65.543422 ha të Parkut Kombëtar “lumi Vjosë” mbivendosen me Zonën Qëndrore të Peizazhit të Mbrojtur PISHË PORO–NARTË, shpallur me VKM nr. 694, datë 26.10.2022.
  2. b) Po ashtu 205.883206 ha të Parkut Kombëtar “Lumi Vjosë” i mbivendosen Parkut Natyror “Zagori” (39.086908, ha Zonë Qëndrore dhe 166.796299 ha, Zonë e Përdorimit Tradicional dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm), shpallur me VKM nr 60, datë 26.1.2022.
  3. c) 19.12768 ha përsëri të Parkut Kombëtar Lumi Vjosë mbivendosen me Parkun Kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli” që ka si zonim (Zonë e Përdorimit Tradicional dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm), shpallur me VKM nr.59, datë 26.1.2022.
  4. d) 178.98048 ha të tjerë të Parkut Kombëtar Lumi Vjosë mbivendosen me “Zonën e Përdorimit Tradicional dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm” në Parkun Natyror “Bredhi i Sotirës”, shpallur me VKM nr 60, datë 26.1.2022.
  5. e) 6.219628 ha të po këtij Parku mbivendosen me Rezervatin Natyror të Menaxhuar Bredhi i Kardhiqit-Rrëzoma (4.06582 ha Zonë e Përdorimit Tradicional dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe 2.153809 ha Zonë Qëndrore), shpallur me VKM nr 60, datë 26.1.2022.
  6. f) 1.947449 ha të tjerë të këtij Parku mbivendosen me Rezervatin Natyror të Menaxhuar Bredhi i Zhulatit (1.947449 ha, Zonë Qëndrore), shpallur me VKM nr 60, datë 26.1.2022.
  7. g) Gjithashtu Parkut Kombëtar Lumi Vjosë i mungojnë 290 ha të cilat kanë qënë pjesë e Parkut Natyror Lumi Vjosë nga Tre Urat (Lumi Sarandoporos) deri në kufirin shtetëror me Greqinë, si dhe 60 ha në grykëderdhjen e lumit Vjosa.

Të fundit

Berisha, si mall i skaduar!

Spartak Ngjela Pse nuk fiton dot më Parta Drmokratike në zgjedhjet elektorale të përgjithshme? Sepse ajo ka një kryetar aktual i...

Mbyllja e TikTok, Berisha thirrje nxënësve: Bojkotoni orët e mësimit!

Një ditë pasi qeveria miratoi vendimin për mbylljen e TikTok, ish-kryeministri Sali Berisha u bën thirrje fëmijëve që të bojkotojnë orët e mësimit. Një ditë...

VIDEO/ Tentohet të rrëmbehet avioni, piloti dhe pasagjeri kthehen në heronj

Një tentativë e dyshuar për rrëmbimin e një avioni të kompanisë “Jetstar” i linjës Melbërn-Sidnej është shmangur nga një pasagjer dhe piloti. I riu 17-vjeçar...

“Më fal, prej meje i ke të gjitha “/ Reagon Gjesti pas daljes së Eglit

Largimi i Eglit nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” ka shkaktuar shumë reagime. Gjesti është ai që e ka përjetuar më shumë, e...

“Kujtim Gjuzi, më dinjitoz për kryeministrinë se Rama”/ Berisha: Kanë qenë rrobaqepës!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Kujtim Gjuzi do të ishte një zgjedhje më dinjitoze për kryeministër sesa Edi Rama. Kjo deklaratë vjen...

Lajme të tjera

Web TV