Berisha dhe Meta “befasohen” nga takimet në jug

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesit e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha dhe Ilir Meta, për dy ditë patën disa takime në jug të vendit. Sipas Berishës, elektorati në këto zona e urrente kreun e qeverisë Rama.

Sali Berisha dhe Ilir Meta pas takimeve të zhvilluara në jug të vendit, u kthyen në kryeqytet me më shumë shpresa për një rezultat të mirë më 14 maj. “Në jug konstatova se socialistët urrenin masivisht Rilindjen si një sekt hajnie. Konstatova se Edi Rama kishte filluar terrorin, angazhuar policinë, policinë bashkiake për të terrorizuar qytetarët. Por nga ana tjetër, e sigurt është se kandidatët e primarëve do të jenë kandidatët e fitores”, tha ish kryeministri Sali Berisha. Ai denoncoi se Saranda është vënë në shënjestër të mafias, që sipas tij po largohet nga Durrësi duke ndjerë se Igli Cara do të jetë fitues i zgjedhjeve. “Në Sarandë, mafia e Durrësit, e cila po humbet Durrësin falë fitores së Igli Carës, është vërsulur të pushtojë Sarandën. Me të deleguarin personal të famëziut Alket Hyseni, i cili ka marrë përsipër të zhvarrosë të vdekurit në Sarandë për të ndërtuar pallate.”, tha Berisha. Ndërsa Ilir Meta, përveç entuziazmit nga takimet në jug, kishte edhe një shpjegim për shfaqje të Kryeministrit duke kërcyer në ritmet e muzikës tallava. “Përveç se kopjon, nuk më habit aspak sikur të dalë edhe nudo të kërcejë vetëm e vetëm që të shmangë vëmendjen nga qytetarët shqiptarë për atë që ata do të votojnë më 14 maj”, tha Meta. Sipas tij, Rama e ka të humbur garën më 14 maj, pasi nuk ka kandidatë serioz që të përballen me të përzgjedhurit e koalicionit “Bashkë Fitojmë.”

Reagimi i Metës për Ramën

Një lojë të Edi Ramës nga paniku i humbjes së zgjedhjeve të 14 majit e ka konsideruar kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, vendimin e KQZ-së për vendosjen e emrit të Ilir Metës dhe jo Sali Berishës në krye të Kolicionit “Bashkë fitojmë”. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kjo nuk do të ketë ndikim te votuesit. “Zero ndikim tek votuesit, lojërat që bën Edi Rama në panikun e humbjes së rëndë që e pret më 14 maj me cic-mice të tilla që turpërojnë Kolegjin Zgjedhor dhe çdo institucioni që pretendon se është i pavarur. Është zgjedhje e forcave politike që përbëjnë koalicionin që të paraqiten me një emër apo jo dhe po kështu mund të jetë dhe duhet të jetë emri në rast se është e domosdoshme”, tha Meta. Ai theksoi se kandidatët e Ramës janë sprovuar, teksa i cilësoi kukulla përballë atyre të opozitës. “Të gjithë e dinë që kandidati i opozitës është Belind Këlliçi, Edi Rama ua fsheh qytetarëve se kë ka kandidat. Këto lojëra nuk ka qytetarë të Tiranës dhe Shqipërisë që nuk e kupton hallin e madh që ka gjetur Ramën. Ai nuk ka kandidatë përballë kandidatëve tanë, ka ca kukulla të stërprovuara, stërkonsumuara, që kanë firmosur për të vjedhur e ndarë plaçkën e pushtetit vendor, bashkë me Ramën, një pjesë prej tyre i ka çuar nëpër burgje se nuk i mbante dot, ca të tjerë kanë dhënë dorëheqjen e të tjerë presin radhën për të shkuar atje ku e kanë vendin shpërdoruesit e taksave dhe ligjeve”, tha Meta. Sipas tij më 14 maj do të vendoset pluralizmi politik dhe llogaridhënia njëherë e përgjithmonë. “Regjimi monist në nivelin vendor do të jetë asgjësuar përmes pjesëmarrjes masive në zgjedhjet 14 majit, ku do të vendoset pluralizmi politik dhe llogaridhënia njëherë e përgjithmonë dhe jo vetëm 4 vitet e ardhshme”, tha Meta.

Lexo edhe :  Fakultetet e Inxhinierisë me programe të reja, rektori: Gati 3.800 kuota për studentët

 

 

Të fundit

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për...

Emiliano Zapata, figura emblematike e revolucionit meksikan

8 gusht 1879 Emiliano Zapata Salazar lindi më 8 gusht 1879 në fshatin Anenecuilco të shtetit Morelos në Meksikën qendrore. Ai u rrit në një...

Horoskopi ditor, 8 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me partnerin dhe kjo mund te...

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe jashtëzakonisht të organizuar, sulmuan një...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

Lajme të tjera

Web TV