Hidhet shorti në KQZ/ ‘Berisha-Meta’ nuk do të ketë numërues votash në gjysmën e vendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse përfaqësojnë pjesën më të madhe të opozitës, të paktën duke u nisur edhe nga numri i deputetëve që kanë me vete, koalicioni Bashkë Fitojmë në zgjedhjet e 14 Majit, nuk do të ketë numërues në gjysmën e tavolinave.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve hodhi sot shortin për të caktuar numëruesin e katërt, ku në tavolinat me numër tek do të ketë numësues nga Partia e Lirisë, dhe në tavolinat me numër çift numëruesi i katërt do t’i takojë PDIU-së.

Komisioneri Shtetëror i zgjedhjeve vendosi dje që anëtarin e tretë të grupeve të numërimit të votave ka të drejtë ta propozojë Partia Socialiste e Shqipërisë dhe anëtari i katërt i grupeve të numërimit të votave do të propozohet nga partitë politike të opozitës, Partia e Lirisë dhe Partia Drejtësi Inetgrim dhe Unitet.

Sipas këtij vendimi koalicioni “Bashkë Fitojmë” i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Partisë së Lirisë së ish-presidentit Meta, nuk do të kenë numërues në gjysmën e vendit për shkak se anëtari e grupit të numërimit do ta propozojë PDIU e Shpëtim Idrizit.

Të fundit

Collen Hyland merr detyrën e zv/Ndihmës Sekretares së Shtetit

Collen Hyland pritet të marrë detyrën e zv.Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, duke zëvendësuar në këtë pozicionin Alexander Kasanof....

“Nëse një ditë do të trokasësh në portën time”… sërish do ta hap

Nga Leonard Veizi Klaudia shiti pikturat e çmuara të familjes dhe sendet e tjera me vlerë të nënës së saj vetëm që të siguronte dozat...

17 vite nga masakra e Gërdecit, familjarët e 26 viktimeve ende në kërkim të drejtësisë

Sot shënohen 17 vite nga shpërthimi tragjik në Gërdec, ku 26 persona humbën jetën dhe rreth 300 u plagosën në fabrikën e demontimit të...

Tuneli i Murrizit del në dritë në prag fushate

Ditën e djeshme u hap Tuneli i Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit. Pas gjashtë vitesh punime, kjo vepër çon drejt përfundimit gjithë segmentin...

Vuani nga alergjitë stinore? Ja 5 ushqime që ju ndihmojnë të shpëtoni përgjithmonë

Ditë të ngrohta, bimë të lulëzuara dhe një dëshirë e madhe për të shijuar një ditë në natyrë? Kjo është ëndrra e shumë njerëzve...

Lajme të tjera

Web TV