Aksident i rëndë në mesnatë/ Mjetet përplasen kokë më kokë, humbin jetën 4 të rinj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katër të rinj të vdekur dhe dy të plagosur rëndë, është ky bilanci i një aksidenti të rëndë rrugor që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bari, në Itali.

Sipas informacioneve të para nga zjarrfikësit, në aksident janë përfshirë dy makina.

Zjarrfikësit që kanë ndërhyrë në vendngjarje kanë nxjerrë edhe dy persona të plagosur rëndë nga mjetet e shkatërruara, ndërsa shkaku i aksidentit mbetet ende i panjohur.

Sipas informacioneve fillestare, 4 viktimat ishin të gjithë të moshës nga 17 deri në 27 vjeç.

Aksidenti ndodhi përgjatë rrugës provinciale 231 midis Modugno dhe Bitonto, në drejtim të veriut.

Dy të plagosurit janë të dy të shtruar në spital, në gjendje të rëndë për veten.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, një Renault Scenic dhe një Opel Corsa të cilat janë përplasur kokë më kokë. Katër viktimat ishin në bordin e automjetit Opel, i cili përfundoi përtej rrugës.

Dy makinat janë përplasur kokë më kokë për shkaqe që po hetohen nga policia. Pas përplasjes njëra nga makinat, siç tregojnë pamjet, ka përfunduar jashtë rrugës.

Të fundit

Listat e hapura po bëjnë kërdinë në terren, betejë e egër e kandidatëve brenda partisë

Në këtë fushatë nuk po flitet për programe, por po flitet për tepsi. Kjo metaforë, e futur në fjalorin...

VIDEO: Champions League, Parisi fiton edhe në shtëpi dhe shkon në finale kundër Interit

Parisi sonte e pati relativisht të thjeshtë të kualifikohet në finalen e Champions League. Pas fitores 0-1 në Londër, parisienët fituan 2-1 në shtëpi dhe...

Intervista, Rama ironizon Lapajn: Kur fut hundët në punët e qeverisë…

Kryeministri i vendit, Edi Rama, komentoi rastin e arrestimit të kandidatit të partisë “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, i cili u kap me kokainë. Ai...

“Rama premton 2 kg fara kungulli mandatin që vjen”, Berisha: Jo më djepe bosh!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët në Elbasan akuzoi Edi Ramën, se u premton të rinjve 2 kilogram fara kungulli...

Takimi në Tiranë, Agron Shehaj: Misioni ynë është të mos largoheni në emigrim

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga Tirana, u shpreh me tone të forta se rruga drejt ndryshimit të vërtetë në Shqipëri nuk ndalet...

Lajme të tjera

Web TV