Balla: Duhet të ecim përpara pa hijet e Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla ishte në Mallakastër me kryeministrin Edi Rama.

Balla u shpreh se Berisha dhe Meta janë dy hije që i janë ngjitur trupit të Shqipërisë si dy shushunja dhe kërkojnë të marrin gjithçka. Ai tha se më 14 maj do i japin përgjigjen.

“Në 14 maj zgjedhja në Mallakastër është shumë e lehtë, se ne e dimë fare mirë se çfarë gjetëm në vitin 2019, atëherë kur ky popull na besoi drejtimin e kësaj bashkie dhe kthimi mbrapa do të thotë të kthehemi te bashkia që nuk dihej ku ndahej nga kompania.

Unë jam shumë krenar që bashkë me Kryeministrin Edi Rama dhe me kryesinë e Partisë Socialiste i dhamë besimin për të vazhduar me Qerim Ismailaj i cili i dha transparencë, i dha besim qytetarëve.

Ndaj ne jemi sot të gjithë këtu bashkë për të vazhduar përpara me Qerimin, me Edi Ramën dhe me Partinë Socialiste”, tha Balla.  Ai tha se duhet të largohen përfundimisht dy hijet që i janë ngjitur Shqipërisë.

“Ndaj sot kur flasim se çfarë zgjedhjeje duhet të bëjmë më 14 maj, duhet të mos harrojmë kurrë që përballë nesh janë dy hije që kanë 32 vite që i janë ngjitur trupit të Shqipërisë si dy shushunja e që kanë marrë prej Shqipërisë dhe shqiptarëve gjithçka kanë dashur.

Dy herë President Sali Berisha, dy herë Kryeministër. Ilir Meta Presindent, Kryeministër, Kryetar Parlamenti.

Çfarë kërkojnë më këta nga Shqipëria dhe shqiptarët prandaj më 14 maj na duhet që t’u japim një përgjigje përfundimtare, siç u’a dhamë dy vite më parë më 25 prill 2021 kur i mundëm dhe i dhamë Edi Ramës mandatin e tretë. Unë sot nga Mallakastra duam që të fillojmë rrugëtimin tonë tjetër, atë që do na çojë në pranverën e vitit 2025 për të marrë mandatin e katërt të Edi Ramës dhe të Partisë Socialiste”, tha Balla.

Të fundit

Mjeti lundrues pëson defekt në motorr, Policia u vjen në ndihmë turistëve

Policia Kufijtare i ka ardhur në ndihmë një grupi turistësh në Gjirin e Kakomesë, pasi mjeti i tyre lundrues...

26-vjeçari nga Gambia përdhunon 60-vjeçaren në një park në Romë

Një 26-vjeçar me origjinë nga Gambia ka përdhunuar një grua 60-vjeçare në një park në Romë. I riu është arrestuar dhe ka pranuar krimin. Gjatë...

Lisbonë, 22-vjeçari goditet për vdekje nga demi

Një ngjarje tragjike ka tronditur arenën “Campo Pequeno” në Lisbonë të Portugalisë, ku një 22-vjeçar humbi jetën pas një përplasje të fortë me një...

Manikyri xhel do ndalohet, është kancerogjen!

Nga data 1 shtator 2025, një përbërës kimik shumë i përdorur në produktet për thonj, i quajtur TPO, (trimethylbenzoyl diphenylphosphine oxide), nuk do të...

Përkujtohet 115-vjetori i lindjes së Nënë Terezës

Sot përkujtohet 115 vjetori i lindjes së Nënë Terezës, shenjtores shqiptare që me jetën dhe veprën e saj frymëzoi botën. E lindur më 26...

Lajme të tjera

Web TV