Deklarata e Luizit për vajzat e ‘Përputhen’/ Arbana Osmani reagon sërish

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diskutimi për vajzat që vijnë nga “Përputhen” zuri një vend të rëndësishëm gjatë mbrëmjes së djeshme në BBV. Ishte Luizi i cili e nisi këtë debat duke akuzuar Efin se vjen nga Përputhen dhe madje ai u shpreh se ajo nuk është një person që dikush të jetë krenar me e pas motër.

Ka qenë Arbana që ka reaguar menjëherë pas kësaj për “t’i mbyllur gojën” Luizit duke i kujtuar skenat poshtë jorganit me Kiarën.

“Luiz pak respekt për të gjitha këto vajza që marrin pjesë në këto programe. Nuk do doja as dikush të thoshte motrën time nuk do doja ta shikoja si Kiara në një format si Big Brother që shkon aty lidhet me çuna dhe bën dashuri poshtë jorganit. Të paktën ju mos bëni të tilla deklarata”, ishin fjalët e Arbanës.

Kjo deklaratë bëri namin në rrjet dhe pas nje sqarimi në studio, Arbana ka dhënë edhe një sqarim në profilin e saj në Instagram.

“Edhe njëherë tjetër dua të saktësoj përgjigje time në lidhje me deklaratat e Luizit për vajzat e Përputhen.

Çdo vajzë që merr pjesë në një reality show si BB apo Përputhen ka një lincim publik 10 fish më të madh se një djalë. Këtë po e diskutoja edhe dje me Kiarën ku më erdhi shumë keq kur mësova se vëllait të saj i dërgonin mesazhe të tipit shikojë motrën tënde çfarë bën poshtë jorganit.

Nuk e bën një vajzë me turp fakti që vendos të marrë pjesë në një program televiziv dhe të ndaj historinë e sa të dashurisë me publikun. Askush nuk ka të drejtë të mërzis as vëllain e Efit, dhe as atë të Kiarës e të asnjë vazje tjetër të këtij vendi duke predikuar moral.

Efi, Kiara, Dea, Olta etj janë të gjitha vajza e gra që prej muajsh po lincohen masivisht online vetëm sepse në momente të caktuara kanë zgjedhur të jetojnë BB e tyre si duan ato. Lincimi jashtë është mëse i tepërt, aq sa kur më i vogli vjen brenda shtëpisë, mua si grua më bën të reagoj. Dhe do ta bëj gjithmonë”.- shkruan Kiara.

 

Të fundit

E rëndë/ Përmbyset varka turistike, raportohet për dhjetëra viktima

Të paktën 37 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë ende të zhdukur pasi një varkë turistike u...

20 Korrik 1944: Komploti i fundit kundër Rajhut, shansi për të ndryshuar historinë

Nga Leonard Veizi Në mes të vapës së një vere të përgjakshme, ndërsa Lufta e Dytë Botërore po i afrohej pikës së kthesës së saj...

“Të ka dalë emri që u bën qejfin të burgosurve”, Efi reagon pas akuzave

Personazhi i njohur, Efi Dhedhes, është përballur së fundmi me akuza se ka pasur kontakte me persona të dënuar në burgje. Një ndjekëse e ka...

Nga Zheni Gjergji te Ferdinand Xhaferri, ja kush pritet të largohet nga kryesia e PD

Sali Berisha tashmë e ka vulosur se nuk do të respektojë neni “Basha” dhe nuk do ta fusë partinë në zgjedhje të reja për kryetarin. Askush...

2 dekada në koma, ndërron jetë “Princi i Fjetur” i Arabisë Saudite

Princi saudit Al- Waleed bin Khaled bin Talal Al Saud, i njohur gjerësisht si “Princi i fjetur”, ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare, pas...

Lajme të tjera

Web TV