Gjakmarrja sjell vrasës ndërkombëtar në Shëngjin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbulohet grupi kriminal nga Portugalia dhe Britania e Madhe që ekzekutuan në lokalin e tij biznesmenin dhe kreun e PSD-së së Lezhës, Ardian Nikulaj.

Sipas kryepolicit Muhamet Rrumbullaku, motivi i krimit është gjakmarrja. Vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin dyshohet se është porositur nga biznesmeni Edmond Haxhia dhe zanafilla e konfliktit ka filluar në vitin 1997 për 10.000 lekë të vjetra në një pikë karburanti.

Policia për herë të parë ka zbuluar një prej vrasjeve më të bujshme kohët e fundit e cila përfshin një rrjet të mirëorganizuar vrasësish të huaj. Në kohë rekord brenda 7 ditëve policia ka arritur që të gjej vrasësit e binzensmenit dhe politikikanit lokal Ardian Nikulaj, i cili u ekzekutua në mes të ditës në ambinetin e lokalit të tij nga një perosn i maskuar si postier. Ajo që tingëllon çuditshëm nga vrasjet e zhurmshme në Shqipëri është se të gjithë bashkëpuntorët e përfshirë në vrasje janë të huaj. Katër britanikë, një shqiptaro- britanik dhe një portugez kanë punuar ngushtë për të përmbushur porosinë e Edmond Haxhisë, biznesmen shqiptaro-britanik. Sipas policisë, ai dyshohet se është personi që ka porositur dhe paguar vrasësit. Gjithashtu bëhet me dije se Haxhia është kushëri i Elton Lekstakajt. Nikulaj ishte në hasmëri me fisin Lekstakaj prej vitit 1997 për shkak të një pretendimi se nuk janë paguar 10 mijë lekë të vjetra në një karburant. Përgjatë viteve 1997 deri 1999 janë kryer disa vrasje dhe plagosje mes palëve, ndërsa Nikulaj i cili nuk u mor kurrë në pyetje, u vra mbi 20 vite më vonë. Shkak i këtij krimi të rëndë sipas drejtorit të Policisë së Shtetit është gjakmarrja, ndërsa njoftoi se ekzekutori është një shtetas portugez.

Rrumbullaku dhe prokurori i çështjes

Në një konferencë për mediat drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku theksoi se shkak i kësaj ngjarje është gjakmarrja. Ndërsa gjashtë persona janë shpallur në kërkim mes të cilëve edhe një grua. Si rezultat i hetimeve janë dokumentuar veprimet e autorëve të dyshuar, nga momenti i organizimit, deri në momentin e vrasjes së 51-vjeçarit Ardian Nikulaj si dhe e gjithë dinamika dhe itineraret e përshkruara nga ekzekutori dhe të gjithë shtetasit e tjerë të përfshirë si organizatorë dhe bashkëpunëtorë në kryerjen e kësaj ngjarjeje. “Nga veprimet procedurale të kryera për këtë ngjarje janë siguruar prova shkencore biologjike të pakundërshtueshme që i përkasin autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale. Përsa i përket automjeteve të përdorura për kryerjen e krimit nga autorët e dyshuar është dokumentuar përdorimi i tyre nga personat e dyshuar për një periudhë kohore për realizimin e vrasjes. Në përfundim të këtyre veprimeve paraprake, nga provat shkencore të siguruara, deklarimet dhe sekuestrimet në cilësinë e provës materiale të sipërpërmendura, nga Prokuroia pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë dhe Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë janë caktuar masat e sigurisë për 6 shtetas, si autorë të dyshuar të vrasjes së 51-vjeçarit, dhe konkretisht: Edmond Haxhia, me shtetësi shqiptare dhe britanike; Ruben Saraiva, shtetas portugez, Harry Simpson, shtetas britanik; Harriet Bridgeman, shtetase britanike; Thomas Mithan, shtetas britanik; Steven Hunt, shtetas britanik”, tha Rrumbullaku. Gjithashtu bëhet me dije se grupi hetimor po bashkëpunon me partnerët dhe strukturat ligjzbatuese ndërkombëtare, për kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale, të cilët janë larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë, pas kryerjes së krimit.

Lexo edhe :  PD protestë më 8 shkurt, Berisha: E shtuna, dita kur Shqipëria zbret në Tiranë

Si u vra Nikulaj?

Janë zbuluar pamjet e lëvizjeve të fundit të grupit kriminal nga Portugalia dhe Britania e Madhe, para vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj, në lokalin në pronësi të tij në Shëngjin. Në videon e publikuar në yotube nga “Xhungël” duket një nga shtetasit britanik që shikon në distancë lëvizjet e viktimës dhe në duar mban një celular ku duket se informon bashkëpunëtorët e tij. Më pas në pjesën e pasme të lokalit shfaqet shtetasi portugez i veshur si efektiv policie që futet brenda në godinë dhe kryen krimin e rëndë duke lënë të vdekur Nikulajn. Ai del me vrap me armë në dorë në drejtim të rrugës kryesore nga e njëjta rrugë nga ka ardhur.

Zanafilla e konfliktit

Historia e përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj në Lezhë e ka zanafillën në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra.Vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një përson tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën. Pas furnizimit me karburant shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnzimit me karburant.

Kush ishtë Ardian Nikulaj

Nikulaj njihej si një biznesmen ndërtimi në zonë, ndërsa ka qenë edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2021. Ky është rasti i dytë përgjatë fushatës pas tritolit të vënë ndaj Benard Ndrecës, kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës. Ekzekutimi i Nikulajt, kryetari i socialdemokratëve të Tom Doshit, kandidat për anëtar të Këshillit bashkiak të Lezhës nën logon e kësaj partie, ka bërë që policia krahas problemeve apo konflikteve personale t’i trajtojë dhe si krime me prapavijë politike.

 

Të fundit

Laçi në formë, ndaj Partizanit për të thyer “tersin”

Është fakt se që nga ardhja e Françesko Morieros në krye të stolit, Laçi është një skuadër krejt tjetër...

Papa: Kryepiskopi Anastas ‘ndihmoi në rizbulimin e besimit pas vitesh ateizmi’

Në ditën e varrimit të kryepiskopit ortodoks Anastas Janullatos, Papa Françesku, në një letër, që u lexua gjatë funeralit nga kreu i delegacionit të Vatikanit,...

Balla propozon ndryshime në ligjin për nënshtetësinë shqiptare

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka propozuar ndryshime në ligjin për nënshtetësinë, për shqiptarët që e kanë lënë nënshtetësinë shqiptare...

Toyota kryeson shitjet globale të automjeteve për të pestin vit radhazi

Toyota Motor vazhdoi të kryesojë shitjet globale të automjeteve për të pestin vit radhazi, pavarësisht nga një rënie prej 3,7 për qind në njësitë...

Cili është kontributi i SHBA-së në Gjykatën Speciale?

Kontributi i Shteteve të Bashkuara në Dhomat e Specializuara në Hagë kryesisht është i përqendruar në financimin e punonjësve të emëruar nga autoritetet shtetërore....

Lajme të tjera

Web TV