Hapet Urgjenca në spitalin e ri/Manastirliu:Është rritur numri i mjekëve dhe infermierëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu vizitoi sot Urgjencën e re Polivalente, e cila ka filluar funksionimin e saj me kushte optimale, duke e bërë atë plotësisht funksionale.

Manastirliu shprehet se tashmë kjo urgjencë i ka hapur dyert për të pritur pacientët dhe se është shtuar numri i infermierëve dhe mjekëve për një shërbim sa më të mirë dhe të shpejtë.

“Jemi të kënaqur që kemi arritur këtë standard që tashmë bëhet funksional i gjithë Spitali Qendror.

Me integrimin e urgjencës Polivalente që e kishim lënë në fazën e fundit hyrjen dhe funksionimin e saj pikërisht për arsye se donim që të 14 shërbimet të ishin të integruara së pari në këtë spital të fillonte puna dhe me Urgjencën Polivalente që tashmë i ka hapur dyert po pret dhe trajton pacientë.

Ne kemi arritur në 100% të shfrytëzimit të kapaciteteve  të këtij spitali. Urgjenca Polivalente në QSUT pret rreth 100 mijë në vit, pra kemi një fluks të madh pacientësh. Është një urgjencë që ka kapacitete të mjaftueshme për nga pikëpamja e organizimit strukturor.

Ajo që ne kemi vendosur është që të shtojmë numrin e infermiereve dhe të mjekeve në urgjencë  në mënyrë që ne të kemi një rritje të kapaciteteve përsa i përket  burimeve njerëzore.

Integrimi i punës do jetë sipas një rregulli të përcaktuar sepse dhe organizimi dhe funksionaliteti i hapësirave është tërësisht tjetër nga ai që kishim më parë.

Imazheria është e e përqendruar dhe e stacionuar, laboratori në kohë reale jep të gjitha analizat dhe ekzaminimet e kryera sipas një korridori të shpejtë që ne kemi përcaktuar.

Është vepra më e madhe në shëndetësi, e kemi bërë në kohë reale dhe shpresoj të kemi një cilësi të urgjencës Poliventale.

Stafet janë më të motivuar për të bërë një punë të mirë. Rritja e pagave bëhet në maj dhe është një motivim për të punuar më mirë, më shumë dhe më shumë cilësi”, u shpreh Manastirliu.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV