Rama nuk tërhiqet: Bashkia dhe qeveria do të jenë një

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka folur dje pas mbledhjes së Kryesisë. I pyetur nga gazetarët për deklaratat e tij në formë “presioni” për votuesit e opozitës, Rama nuk ka bërë pas. Ai ka përforcuar deklaratat e tij se nuk do të bashkëpunojë me njësitë lokale që mund të zgjedhin kandidatët e koalicionit Berisha-Meta.

Dy javë para zgjedhjeve të 14 majit, Edi Rama i ka veshur sërish godinës së Partisë Socialistë portretin e tij të shoqëruar me sloganin e fushatës elektorale “Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”. Përveçse analizës së brendshme, pas mbledhjes së Kryesisë, retorika politike e kryesocialistit ndaj kundërshtarëve nuk kishte asnjë ndryshim. Ai nuk shfaqi asnjë shenjë tërheqjeje për deklaratat ku i bënte thirrje qytetarëve që të mos dalin në votime nëse nuk zgjedhin PS-në. “Unë ju kam dhënë një këshillë që ku do shkoni më 14 maj. Kemi thirrje të përsëritura të aleatit tonë të SHBA-së që të kenë shumë kujdes në këtë pikë, se pavarësisht se zgjedhja është e shqiptarëve, por edhe cilësia e marrëdhënia me Shqipërinë është në dorën e aleatëve tanë”, është shprehur kryeministri Edi Rama. Një tjetër qëndrim kontrovers për të cilin u pyet ishte ai ndaj shkodranëve, të cilëve pak ditë më parë u prezantoi një projekt zhvillimor, realizimi i të cilit dukej se kushtëzohej me ardhjen në pushtetin vendor të socialistëve.

“Nuk është presion, por një mënyrë e drejtpërdrejtë për t’ua thënë njerëzve që do të jetë i pamundur bashkëpunimi, jo se nuk duam ne, por këta kandidatë do t’i trajtojnë bashkitë si pengje lufte. Mund të mos kesh dëftesë, mund të ngresh gishtin e mesit, por t’i japësh fytyrën surretërve të shkuarës për të marrë peng të ardhmen e vendit, kjo është e papranueshme dhe e pavotueshme”, është shprehur Edi Rama duke ju shpjeguar gazetarëve kontekstin në të cilin ka përdorur fjalinë e tij në Shkodër. Për t’u përballur me Berishën dhe Metën, Rama nuk mjaftohet vetëm me deklaratat politike, por u tregon atyre edhe “derën” e drejtësisë. “Drejtësia vonon, por gjithmonë e më pak ka shanse të harrojë këta njerëz. Do të shikoni që drejtësia do të veprojë me patjetër më herët se sa vonë”, tha ai. Në mbledhjen e kryesisë, zhvilluar me dyer të mbyllura, socialistët kanë bërë një analizë të ecurisë së fushatës dhe performancën e kandidatëve të tyre, si dhe kanë diskutuar agjendën përmbyllëse të takimeve elektorale. Në mbështetje të politikës së tyre, mazhoranca ka vendosur që deri më 14 maj të mbjellë 25 mijë pemë në të gjithë vendin.

Lexo edhe :  Rama i dorëzon Mohammed bin Zayed Urdhrin e Madh të Mirënjohjes Publike

 

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV