Çështja e Detit/ Dendias: Rama parimisht është dakord, Shqipëria shembull për Turqinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias thotë se procesi i përmbylljes së marrëveshjes për çështjen e Detit me Shqipërinë mund të shërbejë si shembull për Turqinë.

Në takimin me kreun e qeverisë, Edi Rama që ndodhet në Athinë për të marrë pjesë në forumin ekonomik të Delphit, Dendias u shpreh i lumtur se Shqipëria ka rënë dakord në parim për marrëveshjen.

Po ashtu shtoi se draft projekti do të të specifikohet ditët në vijim dhe do t’i dorëzohet më pas Shqipërisë.

“Po”, do të zhbllokohet. Besoj më herët se sa e mendojmë. Historia e marrëveshjes në parim me Shqipërinë është diçka për të cilën unë jam veçanërisht i lumtur. Do mund të thoja dhe krenar.
Shqipëria ka rënë dakord në parim dhe këtu duhet të vendosim emër, Edi Rama u dakortësua në parim me sa pikërisht i propozojmë dhe Turqisë. Se si konkretisht do të specifikohet në draft projekti për Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, do duhet ta shohim në kuadrin e autorizimit që do t’i jepet qeverisë Rama nga presidenti shqiptar. Por parimisht, marrëveshja është e shkëlqyer, një marrëveshje shembull për Turqinë”, tha Dendias.

Dendias nuk la pa përmendur edhe miqësinë e Ramës me Erdogan duke thënë se të njëjtën marrëveshje që po bëjnë me Shqipërinë, do ia propozojnë edhe Turqisë. Sipas ministrit grek, Greqia nuk e ka në plan që të acarojë marrëdhëniet me Turqinë duke shpjeguar se cështja do të zhbllokohet.

“Të mos harrojmë se Edi Rama është mik i ngushtë i presidentit Erdogan, Shqipëria është vend mik i Turqisë. Unë besoj se mund të jetë njësoj vend mik edhe i Greqisë.

Nuk e konsideroj një lojë të zhumëzuar me zero. Por Shqipëria, mikja e Turqisë, ra dakord, bëri marrëveshje pikërisht me të njëjtin propozim që i bëmë dhe Turqisë. Mendoj se ky fakt duhet të jetë qetësues për palën turke, përsa i përket qëllimeve greke”, tha Dendias.

Lexo edhe :  Ndërpreu vizitën në SHBA pasi u sëmur papritur? Zbulohet e vërteta: Vuçiç gënjeu...

I pyetur për njohjen e Kosovës nga Greqia, ai ka theksuar se është pjesë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve Beograd-Prishtinë dhe ka theksuar se Greqia dëshiron të luajë një rol pozitiv në këtë drejtim.

Të fundit

Ndeshja nuk mbaron kurrë! Interi nuk vdes kurrë, barazon në minutën e fundit

Përballja mes Interit dhe Barcelonës në gjysmëfinalen e Champions League duket sikur nuk do mbarojë asnjëherë. Pas spektaklit në...

‘Buf kënete’, ‘çyryk’, Rama komenton gjuhën në fushatë: Epo, mua më mbetet satira!

Kryeministri Edi Rama flet në Report Tv edhe për tonet e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, etiketimin e Sali Berishës si buf...

Schmidt në OKB: Bosnja, në krizën më të thellë që nga Marrëveshja e Dejtonit

Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, duke paraqitur raportin gjashtëmujor para Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Bosnje,...

“Këta të PS dalin natën me makina të huaja”, Gjin Gjoni: Janë njerëz të armatosur

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN me Loneta Progni ku...

Sa mandate mendon Rama se do marrë PS? Kryeministri: Na duhet diçka tjetër…

Kryeministri Edi Rama i ftuar në Report Tv në Repolitix flet për integrimin në BE, ndërsa thekson se vetëm PS mund ta ulë Shqipërinë...

Lajme të tjera

Web TV