Hollandezja dhe shqiptarja e 1940-ës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 NGA ROLAND QAFOKU

Majtas është një foto e vitit 1940 dhe vlerësohet historike për disa arsye. Është një grua hollandeze në fermën e saj. Realisht nuk mund ta shikosh këtë foto vetëm një herë.

Duhet ti kthehesh e ti kthehesh për të parë shumë detaje, fillimisht për të mësuar sa shumë ka evoluar bota.

Por më shumë për të kuptuar edhe se në këtë pamje ka shumë kontradikta. Së pari, gruaja mban në trup dy kova me qumësht, një punë shumë e rëndë për një grua që tregon prapambetje, por ama këtë kjo grua e bën e hipur në biçikleë, një mjet lëvizës që tregon një shkallë sado të vogël zhvillimi.

Gruaja duket me mbingarkesë, por ama pamja në fytyrën e saj është e qeshur. Mundet të jetë në rrugën e kthimit dhe kovat mund të jenë edhe bosh, megjithatë gruaja e fsheh vështirësinë që ka kaluar, apo që e pret.

 

 

 

 

 

 

 

Tjetër, me pënën që po bën, duhet që në trup ajo të kishte rroba të pista, të përlyera me baltën e fermës. Por jo. Rrobat e saj janë shumë të pastra sikur po bën xhiro nëpër qytet. Duket sikur i ka veshur enkas për të bërë foto.

Tjetër akoma, gruaja duket si një ekuilibriste në cirk dhe e ruan këtë pa sforco. Ajo duket sikur shfrytëzon vështirësitë dhe lodhjen për tu argëtuar dhe për këtë duket e lumtur duke i shtuar akoma më shumë kontradiktat.

Dhe e fundit, por jo për nga rëndësia. Është afërmendsh të pyesësh ku janë burrat këtu dhe përse transportin e qumështit e bën kjo grua. Debateve dhe pyetjeve të këtij lloji në Hollandë dikush u përgjij se burrat ishin në luftë, derisa ishte koha e L2B. Por edhe kjo tezë bie se vërtetë hollandezët bënë rezistencë, pork jo u bë krysisht nëpër qytete dhe jo nga banorët e fermave.

Lexo edhe :  Pse Berisha po mbron Ilir Metën?

Thjesht, emancipimi paska qenë larg edhe në atdheun e Van Gogh-ut. Dhe tani e krahasojmë me Shqipërinë.

Edhe në kushte vështirësie, sa larg kemi qenë. Jo vetëm në atë kohë, por edhe sot, një grua shqiptare nuk do ta shikonim kurrë në një version të tillë.

 

 

 

 

 

 

 

As zengjinet bejleresha, e as gratë e ngrata të familjeve të varfëra. Fotoja në të djathtë është po e vitit 1940 në Vuno të Shqipërisë. Është një grua që mban një djep në shpinë dhe sigurisht po shkon për të bërë një punë tjetër.

E zymtë në pamje, e vuajtur edhe në shpirt, ajo nuk tregon asnjë ndjenjë kënaqësie të jetës. Janë dy pamje që na kanë ndejkur prej shekujsh dhe që tregon sa dallime kemi patur dhe kemi mes dy shoqërive. E para është thjesht hollandezja e 1940-ës dhe e dyta shqiptarja po e 1940-ës. Larg, shumë larg Shqipërisë. Edhe kur vuan, ajo qesh.

Të fundit

Kush është shefi i Forcave izraelite që kundërshton planin për të pushtuar Gazën?

Muaji i mjaltit midis Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura të Izraelit, Gjeneral Eyal Zamir, dhe Kryeministrit izraelit...

Reagimi nga SHBA: Kosova nuk është partner i besueshëm

“Kosova po humb mundësi si pasoje e ngërçit politik në vend.” Ky është qëndrimi i të ngarkuarës me punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë,...

Ledri Vula tërheq vëmendjen e aktores turke në Sunny Hill/Reperi i përgjigjet në turqisht

Sunny Hill Festival përmbylli me sukses edicionin e sivjetmë, duke sjellë në skenë emra të njohur dhe performanca të paharrueshme për një publik të...

Historia e Amirit që tronditi botën/ Familja ende po kërkon trupin e tij

Familja e një djali 10-vjeçar i cili u vra ndërsa përpiqej të merrte ndihmë nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF) i mbështetur nga Izraeli...

SHBA, shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në Nju Jork, dy viktima brenda një jave

Një tjetër vdekje – në zonën e Harlemit – nga shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve u konfirmua nga Autoritetet e Nju Jorkut, ndërsa në...

Lajme të tjera

Web TV