“Nuk mbaroi ashtu siç doja”/ Luizi flet për Megin: Te sytë e Kiarës shoh atë që dikur…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luiz Ejlli gjithmonë është shfaqur i rezervuar për të folur në lidhje me të shkuarën e tij dhe mbi të gjitha, në lidhje me jetën dashurore.

Megjithatë, mbrëmjen e djeshme ai ka treguar një anë tjetër, teksa ishte duke folur me Nitën. Këngëtari ka folur për momentet e vështira që ka kaluar jashtë shtëpisë, ndërsa rrëfeu se kishte humbur gjithçka, përfshirë edhe shpresën, dhe se në mendje kishte një largim përfundimtar nga Shqipëria, për shkak se nuk e gjente veten askund edhe sa i përket karrierës.

Ai ka folur edhe për historinë e dashurisë me Megi Topallin, vajzën e Jozefina Topallit, ku ka treguar se është detyruar që të heqë dorë prej muzikës, për të ndjekur atë në Paris.

“Çfarë situatash kam kaluar këtu. Unë erdha dhe ndryshova komplet, u dashurova, u fejova, u martova, edhe pse ishte një traditë e të gjithë Big Brother-ave. Ë parë e lashë muzikën se bëra zgjedhjen, o me shku pas zemrës dhe me ik prej Shqipnie, o me ndejt në Shqipëri dhe me humb atë. Zgjodha, nuk mbaroi ashtu si do të doja.

Te sytë e Kiarës shoh atë që kam parë unë dikur te ai person, me vras veten dhe nuk e zhgënjej, atë që kam pësuar unë. Atë ditë që iu ula në gjunjë më dhimti në shpirt, dhe sinqerisht lojëra të tilla nuk do ja bëj më kurrë, kam frikë se ka filluar të më dojë më shumë sesa e dua unë”, tha Luizi.

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV