14 Maji/ Analisti i njohur parashikon se kush nga kandidatët fiton garën për Tiranën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Edvin Kulluri thotë se gara për Bashkinë e Tiranës, do jetë ajo e cila do të tërheqë më shumë vëmendje në zgjedhjet lojkale të 14 majit.

Në një intervistë, Kulluri u shpreh se kandidati i Partisë Demokratike për kryeqytetin, Roland Bejko nuk ka asnjë shans për të fituar dhe se po hyn në garë për të marrë sa më shumë vota.

Sipas Kullurit, kandidimi i tij, e bën edhe kandidatin e koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçin jo fitues, pasi edhe në Tiranë, vota e opozitës është e përçarë.

Ndër të tjera, analisti shtoi se të 3 kandidatët nuk kanë treguar vizion politik për Tiranën.

“Kemi kandidatët ku Tirana tërheq më shumë vëmendje.

Kemi Erion Veliajn që kërkon mandatin e tretë, Belind Këlliçin të parin dhe Bejkon që hyn në një garë për të marrë sa më shumë vota. Duhet të jemi realistë dhe të themi që zoti Bejko nuk ka asnjë shans që të fitojë.

Të them të drejtën, për shkak të pranisë së zotit Bejko, edhe Belind Këlliçi nuk ka asnjë shans që të fitojë, sepse vota e opozitës është e çarë edhe në Tiranë.

Çfarë ndodh? Ndodh ajo që 3 mandate në Tiranë do ishte shumë. Ajo që shikoj unë, është që të gjithë kandidatëve u mungon vizioni politik për Tiranën”,

Këto janë zgjedhje politike të nivelit lokal. Kryetari i bashkisë është personazh politik. Mungon vizioni politik. Këto premtimet, një shkollë këtu, një park atje, një kullë atje nuk përbën një vizion politik.

Ajo qe unë vë re me shqetësim, është që niveli përgjithësisht, i retorikës dhe i artikulimit politik në kandidatëve ka ardhur në ulje, ndër vite”, theksoi ai.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV