“Unë do ta çliroj bashkinë”/ Lajla Përnaska kritika deputetëve të opozitës: S’kanë këllqe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidatja e PDIU-së për bashkinë e Tiranës, Lajla Përnaska, fajësoi mesditën e sotme opozitën se nuk zgjodhi një kandidat të përbashkët për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Përnaska nuk i kurseu as kritikat për politikën në tërësi. Ajo deklaroi në një intervistë me Denis Mingën se deputetët nuk kanë këllqe të dalin dhe të bëjnë garë.

Sipas saj, ata bëjnë vetëm llogaritë e interesit personal për mandatin e radhës.

“Edhe unë pata personalisht një pritshmëri të lartë që opozita të gjente vullnetin të dilte me një kandidat. Është specifika e krizës më të cilën ndodhet opozita sot, e cila ka sjellë një realitet shumë më specifik nga garat paraardhëse që janë bërë edhe për pushtetin lokal. Në klasën politike në Shqipëri mungojnë politikanët që duan të bëjnë beteja. Janë listat e mbyllura që e deformuan krejtësisht identitetin e deputetëve.

Deputetët nuk kanë këllqe të dalin. Bëjnë llogaritë e interesit personal për mandatin e radhës. Ky sistem, kaq i kalbur që prodhoi në kaq raunde zgjedhore që e denigroi totalisht politikanin që e shkëputi nga zgjedhësit duhet të ndryshojë. Tirana do për kryetar një njeri që e do Tiranën. Unë do ta çliroj bashkinë e Tiranës nga militantizimi”, deklaroi kandidatja e PDIU-së.

 

Të fundit

Fund berishizmit! Një listë për ansamblin që mund të thurë opozitën e re shqiptare

Për të mirën e demokracisë shqiptare, ka ardhur koha që Partia Demokratike të reformohet dhe të heqë dorë nga...

Skandal në Premier League! Yjet e futbollit kanë trukuar ndeshje

Premier League është përfshirë në një skandal të ri, pasi një ish-shef i policisë suedeze ka deklaruar se disa futbollistë të kampionatit anglez kanë...

‘Heroi im Bardhi’, këshilltari i PD nxjerr postimin e Flutura Açkës më 2021

Këshilltari i PD, Marash Logu ka reaguar pasi deputetja Flutura Açka me një postim të sotëm sulmoi Gazment Bardhin, një ditë pasi Berisha dha...

Berisha nxjerr “sekretin shtetëror”: Ja ku u rrëmbye Daniel Shima

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një statusi në rrjete sociale ka folur gjatë për zhdukjen e ish-zv. drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima...

Pse Vuçiqi dhe Dodiku po vrapojnë pas Trumpit?

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq prej muajsh është përpjekur me ngulm të kontaktojë Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Pas dështimit total në muajin maj në...

Lajme të tjera

Web TV