Boronica e kuqe, antibiotiku natyral kundër infeksioneve urinare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Infeksionet urinare janë shumë të shpeshta dhe zënë vendin e dytë pas atyre të rrugëve të frymëmarrjes.

Ato ndahen në infeksione urinare të rrugëve të sipërme, ku preken veshkat dhe quhen pielonefrite dhe infeksione urinare të rrugëve të poshtme.

Mund të prekin çdo lloj moshe, kryesisht të rinjtë dhe gratë e moshës së mesme me jetë seksuale aktive.

Mbi 60% e grave në të gjithë botën preken nga infeksionet e traktit urinar gjatë jetës së tyre dhe më shumë se 25% e tyre përjetojnë rikthim të kësaj sëmundjeje brenda 6 muajsh.

Shumica zgjedhin të trajtohen me antibiotikë.

Ajo që nuk dini është se një nga disavantazhet e antibiotikëve është se ata shkatërrojnë të dyja llojet e baktereve, të mira dhe të këqija.

Metodat natyrore janë të sigurta për t’u përdorur, por edhe shumë efektive në trajtimin e këtyre infeksioneve. Kjo është një arsye pse shumë persona zgjedhin metodat alternative të trajtimit.

Sipas Universitetit Rutgers të New Jersey-t, konsumi i një gote lëng boronicash (240ml) çdo ditë ul me 60% riskun për infeksion në traktin urinar. Lëngu i boronicës së kuqe ka një efekt të jashtëzakonshëm mbi fshikëzën e urinës pasi përmban në sasi të mëdha proantocianidina (PACs), një përbërës që ndalon rritjen e E.coli, bakterit më të zakonshëm që shkakton infeksionin urinar.

Boronicat e kuqe përmbajnë agjentë anti-fungalë, të cilët kanë një avantazh ndaj antibiotikëve dhe mbi të gjitha nuk janë të rrezikshme për shëndetin.

Të fundit

Berisha paraqitet në SPAK, lexon para mediave mesazhin që la aty për Altin Dumanin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës...

Michael Douglas: “Qeveria amerikane po flirton me autokracinë”

Aktori i njohur Michael Douglas ka ngritur shqetësime të forta mbi rrezikun e humbjes së demokracisë në Shtetet e Bashkuara, duke i dhënë një...

Papa Leoni XIV: Dialogu të zëvendësojë dhunën e armëve

Papa Leoni XIV bëri një apel për paqe, duke kërkuar që “dhuna e armëve të zëvendësohet me dialog”. Ai theksoi se paqja është një dëshirë...

Trump ironizon partinë e re të Musk: Ka 5 javë që ka dalë nga kontrolli

Nuk ka të ndalur beteja në rrjetet sociale mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe multimiliarderit Elon Musk, i cili pak kohë...

Dreka vdekjeprurëse: Gruaja australiane shpallet fajtore për vrasje me kërpudha

Erin Patterson, gruaja australiane e akuzuar për helmimin me kërpudha vdekjeprurëse të tre të afërmve të saj gjatë një dreke në korrik 2023, është...

Lajme të tjera

Web TV