Këlliçi bën llogaritë/ Sa kursejnë qytetarët me nënkalimin te sheshi “Skënderbej”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin “Frontline”, në News24, shpjegoi në mënyrë të detajuar disa pika kryesore të programit të tij që synon zbutjen e kostos së jetesës në Tiranë, dhe lehtësimin e trafikut.

Për nënkalimin në Sheshin Skenderbej, Këlliçi u shpreh se në bazë të studimeve që ka bërë ekipi i tij, qytetarët do të kursejnë në një ditë 5 mijë kilometra rrugë, pra aq sa llogaritet sot në gjendjen aktuale, fluksi që përshkohet prej gjithë automjeteve që kalojnë në atë nyje, një prej më problematikeve në Tiranë.

Vetëm ai segment, që është 200 metra dhe nuk e prek në asnjë milimetër Sheshin Skënderbej, Këlliçi tha se qytetarët do të arrijnë të kursejnë çdo ditë, 0.24 tonë naftë, aq sa shpenzojnë sot duke kaluar nëpër itinerarin aktual.

Po ashtu, sipas ekspertëve, vetëm në atë nyje, llogaritet që fluksi i automjeteve dhe trafikut, shkarkon 234 tonë dioksid karboni në një vit, çka me projektin e nënkalimit në Sheshin Skënderbej, eliminohet, duke kontribuar kështu në uljen e ndotjes, por edhe të stresit.

Nënkalimi tek “Sheshi Skënderbej” është një prej 5 prioriteteve kryesore të Belind Këlliçit, në paketën e tij për të përmirësuar jetën në qytetin e Tiranës, për të ndihmuar në uljen e kostos së jetesës, në lehtësimin e biznesit të vogël me reduktimin e taksave e tarifave, apo në mbështetjen e familjeve me ndërtimin e çerdheve, kopshteve e shkollave, në çdo njësi.

Belind Këlliçi tha se projekti i nenkalimit që i shërben mijëra qytetarëve në ditë, kushton jo më shumë se kopshti personal që Kryeministri ka ndërtuar së fundmi, në ambjentet pranë zyrës së tij.

 

Të fundit

Rritja e çmimit të banesave/ “Shteti ndihmë për blerjet”

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj, në një intervistë për News24, ka deklaruar se PS planifikon të ndihmojë...

“O yll, o dritë sa do durosh më shumë”, G-Bani shfaqet i përlotur, i del në krahë Gjestit

Pas incidentit të paprecedentë të ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Big Brother ku Gjesti u godit nga Jozi, ka reaguar G-Bani. Përmes një videoje...

Luarasi: Gara elektorale si futbolli, edhe Bayernit nuk fal kur përballë ka…

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste Iris Luarasi komentoi çeljen e fushatës së PS për zgjedhjet e 11 majit dhe retorikën e drejtuesve të...

Goditja e Jozit ndaj Gjestit, Top Channel del me reagim zyrtar

Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të prime-t të djeshëm në formatin Big Brother Albania, ndodhi një incident i papritur, ku Jozi goditi Gjestin pas eliminimit. Ngjarja...

Sa e rrezikshme është për shëndetin të pini kafe me stomakun bosh?

Kafeja është një nga pijet më të dashura që ka miliona njerëz dhe njihet si  “pija” magjike e mëngjesit. Por, është e rëndësishme të dimë...

Lajme të tjera

Web TV