Belind Këlliçi flet për zgjedhjet e 14 majit/ Ja sa kushton autobusi që përdor në fushatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi, ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story”, ku ka shuar kuriozitetin e mediave për çmimin e autobusit me të cilin ai lëviz në këtë fushatë zgjedhore.

Ai tha se autobusin me të cilin lëviz e ka marrë me qira dhe për të paguan rreth 4 mln lekë për një muaj.

Këlliçi gjithashtu ka ftuar në një debat kundërshtarin e tij politik Erion Veliajn, për të cilin tha se ka dy javë që i bën ftesë të jenë në një përballje publike.

“Jam duke bërë garën e jetës për të vendosur një ‘milestone’ për të fituar garën më të pabarabartë në 30 vite. Jam në një garë ku më mohohet mbështetja mediatike fondet publike e sërish jam i vendosur ti shkoj deri në fund.  Po rikujtoja gjithë kandidaturat  dhe Olldashi ka qenë në të njëjtën moshë dhe pak a shumë me të njëjtin background në kohën kur ka konkurruar. Gjykoj që në këtë moment do të duhej që unë si demokrat para se të jem një deputet gjykoj se ky është momenti ideal të luaj mënjanë një mandate deputeti dhe të hidhem me mish e me shpirt në këtë betejë. Ju e dini mjaft mirë që aktivitetin në stadium nuk e kam bërë unë, nuk jam unë drejtuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Nëse ju duket marramendës fakti që për një muaj kam marrë me qira një autobus nuk e di. Unë po i marr fondet që shkojnë për shërbime luksi po i alokoj për qytetarët. Shpenzimet që bëj sot janë brenda kuadrit ligjor që parashikon KQZ-ja, kam përshtypjen se qiraja e autobusit shkon diku tek katër milionë e pak lekë. Sot ka ardhur një përgënjeshtrim i rëndomtë për falsifikimin e diplomës time. Kur u mor një shkresë nga gjimnazi ku kam qenë, de ku shihej që kam qenë nxënës i dalluar është qesharake të ktheja përgjigje. Unë si Belind jam i fokusuar 100% tek çështjet që shqetësojnë publikun. Unë kam kërkuar prej dy javësh dhe dua të kem një përballje publike me kandidatin e  PS-së. Kam mbi 1 javë që ftoj të gjitha mediat.”- tha Këlliçi.

Lexo edhe :  Rama do të mbledhë bashkiakët/ Takimi pritet të zhvillohet më 9 korrik, në Durrës

Të fundit

Ushtria e 4 Dhjetorit dhe ajo e 10 Korrikut

Nga Leonard Veizi Themelimi i ushtrisë së shtetit shqiptar daton më 4 dhjetor 1912, vetëm pak ditë pas shpalljes së...

Rritja e pensioneve, si do të shpërndahen mbi 205 miliardë lekë!

Qeveria shqiptare ka përcaktuar objektiva për sistemin e mbrojtjes sociale dhe shëndetësinë publike për periudhën 2025– 2028, duke rritur ndjeshëm fondet për pensionet, ndihmën...

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair

Maqedonia e Veriut është përballur me shumë zjarre gjatë tre ditëve të fundit . Sipas një deklarate nga Qendra për Menaxhimin e Krizave të...

“Furtunë” në policinë e Shkodrës, shkarkohet kupola drejtuese

Janë shkarkuar nga detyra drejtuesit e Policisë së Shkodrës. Drejtori i policissë së Shtetit, Ilir Proda bën me dije se ka shkarkuar nga detyra drejtorin...

Mevlan Shaba bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e vajzës

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” dhe këngëtari i njohur Mevlan Shaba është bërë baba për herë të parë! Lajmin e bukur e ka ndarë vetë ai...

Lajme të tjera

Web TV