“Fushata ka nisur në mënyrë negative”/ Lela: 14 maji për opozitën do të jetë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në rubrikën “Opinion” në News24, Alfred Lela drejtor i Komunikimit në PD, foli për zgjedhjet dhe fushatën elektorale të 14 majit.

Lela u shpreh besimplotë se PD do të ketë rezultate pozitive në zgjedhjet e 14 majit sidomos në 3 bashkitë e mëdha përkatësisht, Tirana, Durrësi dhe Elbasani.

“Në njëfarë kuptimi mendoj që në këto ditët e fundit mund të shohim edhe agravimet. Aktorët sidomos ato që luajnë jo pastër do të bëjnë edhe lëvizjet e radhës”, tha ai.

Gjithashtu theksoi se në këtë fushatë kryeministri Edi Rama nuk është  ndalur me komunikimet e tij negative, ndërsa shtoi se edhe aksioni i tij në raport me rivalin është paradoksal.

“Edhe programet edhe akuzat shkojnë krah më krah. Akuza është brenda kontekstit, cili është kundërshtari yt apo rivali.

Fushata ka nisur si negative dhe ka nisur për arsye që lidhen me qeverinë dhe zotin Rama.

Apo edhe komunikimet me zorrë në gojë tek kundërshtari. Por zoti Rama nuk i njeh zotin Berisha dhe zotin Meta i rivalë dhe bën çmos që t’i fshijë.

Opozitës i duhet të bëjë punën e saj të shkojë tek njerëzit t’i thotë se është alternativa më e mirë. T’i bindë ata. Gjërat janë kështu siç janë dhe opozitës i duhet të operojë përballë gjithë këtyre pengesave dhe armiqve dhe është parë që nuk ia ka dalë keq.

Pavarësisht përpjekje për të trysnuar opozitën, ka besim se 14 maji do të jetë një datë e mirë sa i takon opozitës”, tha më tej Lela, duke shtuar:” Duke e konsideruar Shkodrën të marrë, por edhe Lezha mendoj hyn në atë listë.

Ka një bllok bashkish që nis pak në Shkumbin që është Elbasani dhe përfundon në Vermosh, mendoj që i gjithë territori do të jetë ngjyrë blu, me ndonjë xhep të vogël. Por lajmi janë është 3 bashkitë më të mëdha , Tirana, Durrësi dhe Elbasani.

Lexo edhe :  “Zgjedhjet ishin farsë”, Bardhi: Vëzhguesit në Fier kanë votuar në emër të qytetarëve

Jemi shumë konfident në Durrës dhe Elbasan, por edhe në Tiranë duke parë një performancë shumë të mirë të zotit Këlliçi.

Pra edhe Tirana është në bashkitë që besojmë se historia e 14 majit do të flasë në favorin tonë.”

Të fundit

Ukrainën lindore në këmbim të paqes, ja çfarë kërkon Putini nga Trump

Vendet europiane dhe Ukraina u janë përgjigjur planit të Valdimir Putin për armëpushimin me një kundërpropozim që sipas tyre...

Karteli famëkeq shqiptar/ Pse e lanë Londrën dhe shkuan në Dubai?

Prestigjozja britanike “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull bandës shqiptare “Hellbanianz”, e cila dikur e vendosur me bazë në Londër u bë e...

Fadil Hasa, aktori i njohur i humorit që po i mungon skenës shqiptare

Fadil Hasa lindi në Krujë, me 8 prill 1940 dhe kreu gjimnazin “29 Nëntori” në Shkodër, ku u aktivizua në aktrim e për t’u...

Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet në shitje kokaine!

Një 23-vjeçar shqiptar kishte shkuar si turist në Zvicër, por është kapur në trafik të kokainës. I riu ishte bërë pjesë e një rrjeti shpërndarësish...

Rama ndan pamjet nga shembja e pallatit në Vlorë: Edhe shkelësit e mëdhenj po ndëshkohen

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale pamjet e aksionit të IMT-së në bregdetin e Vlorë, ku fadromat shihen duke shembur një pallat...

Lajme të tjera

Web TV