Gazetarët pa Kufij: Kosova dhe Shqipëria në mesin e vendeve problematike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Gazetarët Pa Kufij shprehu shqetësim për gjendjen e lirisë së mediave, duke përmendur si arsye kryesore për keqësimin e situatës: luftën e Rusisë në Ukrainë, shtypjen dhe persekutimin e gazetarëve, si dhe kërcënimet nga përmbajtja e rreme dhe propaganda.

Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit i organizatës Gazetarët Pa Kufij u publikua të mërkurën, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.

Ai arrin në përfundimin se situata është “shumë e keqe” në 31 vende, “e keqe” në 42 vende, “problematike” në 55 dhe “e mirë” ose “mjaft e mirë” në 52 vende.

Kjo do të thotë se mjedisi për gazetarinë është i keq në shtatë nga dhjetë vende, dhe i kënaqshëm vetëm në tri nga dhjetë vende.

Organizata Gazetarët Pa Kufij i radhiti Kosovën dhe Shqipërinë në mesin e vendeve problematike. Megjithatë, sipas indeksit që u publikua të mërkurën, të dyja vendet kanë shënuar rritje në krahasim me një vit më parë.

Në indeksin që përfshin 180 vende, Kosova radhitet në vendin e 56-të – një rritje prej 5 vendesh në krahasim me vitin e kaluar, kur radhitej në vendin e 61-të.

Shqipëria radhitet në vendin e 96-të, duke shënuar një rritje prej 7 vendesh krahasuar me një vit më parë, kur radhitej e 103-a.

Serbia, ku sipas raportit mediat pro-qeveritare përhapin propagandë ruse, radhitet këtë vit në vendin e 91-të, duke pësuar rënien më të thellë – për 12 vende – në rajonin që përfshin Bashkimin Evropian dhe Ballkanin.

Maqedonia e Veriut e radhitur në vendin e 38-të dhe Mali i Zi në vendin e 39-të janë në grupin e vendeve me gjendje “pak a shumë të mirë” ose të kënaqshme.

Maqedonia e Veriut ka pasur një rritje me 19 vende nga viti i kaluar, ndërsa Mali i Zi një përmirësim me 24 vende.

Lexo edhe :  Nga gjyshi dixhital tek TikTok star, Berisha sfidon Ramën, kush e fiton luftën e like-ve

Bosnje dhe Hercegovina, e radhitur në vendin 64, ka një rritje prej tri vendesh në krahasim me një vit më parë.

Norvegjia renditet e para për të shtatin vit radhazi, ndërsa tri vendet e fundit, me gjendjen më të keqe të shtypit në botë, janë në Azi: Vietnami, Kina dhe Koreja e Veriut./REL

Të fundit

A do jetë në listën e mbyllur të PD? Topalli: Mirënjohëse nëse do jem në garë

Ish-kryetarja e PD, aktualisht drejtuese e Diasporës në PD, Jozefina Topalli deklaron se ende nuk e ka të qartë...

Kryebashkiaku do lirinë/ Vijon sot në Apelin e GJKKO seanca për Erion Veliajn

Pas një seance maratonë në Apelin e GJKKO, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet sot sërish para Apelit të Posaçëm. Seanca nis në 12:30,...

Zbulohet data/ Kur do të mbyllet rrjeti social ‘TikTok’ në Shqipëri

Platforma e rrjeteve sociale TikTok do të mbyllet më datë 13 Mars në vendin tonë. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka kërkuar nga kompanitë e...

“Madhështorja” Shqipëri

Nga Fatos Tarifa Madhështore! Kjo do të jetë Shqipëria që, në prag të zgjedhjeve parlamentare të këtij viti, kërkon t’u shesë shqiptarëve Sali Berisha. Njeriu...

Reshje shiu dhe temperatura të larta… parashikimi i motit për sot

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë...

Lajme të tjera

Web TV