Ndizet fushata, akuza dhe denoncime në SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Opozita ka nisur akuzat ndaj mazhorancës për shit-blerje votash. Njëkohësisht PD e Berishës denoncoi në SPAK disa raste korruptive që sipas saj janë kryer nga kryebashkiakët socialistë. Si po agravohet fjalori dhe akuzat politike pak ditë para zgjedhjeve.

Kur kanë mbetur më pak se dy javë nga dita që do të mbahen zgjedhjet vendore, politika ka acaruar më shumë jo vetëm artikulimin ndaj kundërshtarit por edhe në akuza të rënda. Deri më tani opozita nuk e kishte ngritur si shqetësim apo fenomen që po ndodh çështjen e shitblejes së votave apo përdorimit të aseteve shtetërore në favor të kandidatëve të PS-së. Megjithatë sa më shumë afron dita e votimit aq më tepër shtohet edhe tensioni. Flamur Noka, deputeti i Partisë Demokratike ka dalë në një konferencë shtypi duke publikuar emra të disa drejtorëve të Bashkisë Elbasan. Në një konferencë për shtyp, Noka ka zbuluar edhe emrat e ekipit që sipas tij po organizon vjedhjen e votave në bashkinë e Elbasanit. Ai i ka bërë thirrje SPAK të marrë nën hetim personat e mësipërm, si zbatuesit e projektit të blerjes dhe tjetërsimit të votës në këtë bashki. “Në panik se njerëzit i kanë braktisur dhe po i refuzojnë kudo, në çdo lagje të qytetit të Elbasanit, apo njëri administrative, Edi Rama ka urdhëruar Damjanin të bëjë gati platformën e vjedhjes dhe manipulimit të zgjedhjeve. Të refuzuar dhe të përbuzur ata kanë shpresën tek zbatimi i skemës kriminale, dhe të njohur, të vjedhjes së zgjedhjeve. Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ disponon të gjithë të dhënat që zyrtarët e Bashkisë Elbasan, nën mbrojtjen e Damian Gjiknurit, po bëjnë gati grupin e gatshëm për blerjen dhe manipulimin e votës”, është shprehur Noka. Ai ka publikuar edhe emrat e drejtorëve që janë përfshirë në blerjen e votës sipas Nokës. “Personat e përfshirë në këtë skemë kriminale të shpërndarjes së parave koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ i ka identifikuar, ata janë publikë, ata janë drejtorë të Bashkisë Elbasan. Leli Kraja-Administrator i EcoAlb (shoqërisë që i shërben Inceneratorëve), Andri Mehja-Drejtor i INUK, Bashkia Elbasan; Ergys Kateshi-Drejtor i Doganës Elbasan; Gentian Darzeza-Punonjës i Bashkisë Elbasan; Astrit Muzhaqi-Punonjës i Bashkisë Elbasan dhe Mehmet Peqini.

Lexo edhe :  Rama nis nga Milano fushatën për integrimin europian: Mos e çoni votën në kënetë

Bashkia Vorë

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha ka depozituar dje në SPAK tenderi për pastrim në bashkinë Vorë. Hoxha lëshoi akuza në drejtim të Blerim Sherës, që sipas tij vjet jetonte në shtëpi me qira, ndërsa sot ka 4 apartamente. Po ashtu ai theksoi se sapo të vijë në pushtet, zyrat e Bashkisë së Vorës, të cilat janë transferuar në ambiente luksoze, që paguhen nga qytetarët përmes taksave, do të shkojnë atje ku ishin më parë. “Bëhet fjalë për një procedurë tenderimi e kryer në 2022-in mes bashkisë së Vorës dhe një kompanie, Alko impeks. Jo vetëm që ka shkelje procedura, por janë dhe 9 procedura të tjera që do i kallëzojmë në SPAK. Vlera e abuzimeve është 16 mld lekë, për disa çështje. Po ashtu është dhe një tender për pastrimin në mënyrë emergjente në Vorës, sikur kjo bashki të kishte ndonjë virus. Vora tashmë është bashkia më e pistë. SPAK duhet të zbarkojë në zyrat e bashkisë, të nisë hetimin e thelluar, që të çojë para përgjegjësisë, përgjegjësit. Bashkia e 61 sa i takon pastërtisë. Ne disponojmë studime dhe dokumente sa i takon këtyre shkeljeve. Kompania në fjalë nuk është vënë në lëvizje, nuk ka pastruar asnjëherë. Koshat e mbeturinave janë të tejmbushur. Kompaninë e drejton Sadri Abazi. Për mua ka rëndësi shkelja që ka bërë kryetari i bashkisë” , tha Hoxha. Ai shtoi se po përgatitet edhe një dosje për diplomatet e huaj në vend.

Të fundit

Rritja abuzive e çmimit të bukës/ Qytetari: Çmimi mund të arrijë deri në 20% më shumë

Qytetarët kanë ngritur shqetësime të forta lidhur me rritjen e çmimit të bukës, e cila pritet të arrijë deri...

3 vite burg për një video? Shqiptarët në Britani në shkelje ligjore!

Disa votues nga diaspora kanë nisur të publikojnë video momentin kur zgjedhin subjektin dhe kandidatin ne fletën e votimit. Në TikTok janë shpërndarë disa video...

Media britanike: Riviera Shqiptare, parajsa e plazhit me 300 ditë diell në vit

Vetëm tre orë larg me fluturim nga Britania e Madhe ekziston një vend i bukur ballkanik me 300 ditë me diell në vit, shkruan...

Udha e kryqit/ Të krishterët në botë mbajnë procesionin e Krishtit në kryq

Besimtarët e krishterë në të gjithë botën mbajtën udhën e kryqit. Në Romë katolikët u mblodhën në arenën e lashtë të Koloseut nga ku...

Rrëfehet Ema Andrea: Martesa nuk është për mua!

Gjatë një interviste të veçantë në skenën e spektaklit “Piter Pan” në Tv Klan, aktorja e njohur Ema Andrea u përball me pyetjet e...

Lajme të tjera

Web TV