Të shëndetshmin e bëjnë “invalid”, fajtorin e bëjnë “të çmendur”!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë

Publikimi i para pak ditëve i një rasti korruptiv në qytetin e Durrësit, ku dy mjeke
lëshonin raporte apo diagnoza edhe pa qenë fare i pranishëm “pacienti”, rikthehu
në vëmendje një fenomen që e hasim shpesh në përditshmërinë tonë.

“Strukturat hetimore të Drejtorisë së Policisë Durrës janë vendosur në lëvizje pas
transmetimit të një rasti, mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Fiks
Fare”, ku shfaqeshin 2 shtetase, mjeke në institucione spitalore të ndryshme të
qarkut të Durrësit, duke ushtruar detyrën në kundërshtim me ligjin.

Forcat e rendit kanë arrestuar:
-S. D., 34 vjeç, banuese në Durrës, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën si
Mjeke e Përgjithshme në Qendrën Shëndetësore Nr. 5, Durrës, ka pajisur me
rekomandim mjekësor një pacient (qytetar i infiltruar nga stafi i emisionit
investigativ), i cili as nuk ishte prezent gjatë vizitës dhe as nuk ishte banor i zonës
që mbulon me shërbime, qendra shëndetësore ku punonte 34-vjeçarja.

-G. G., 51 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se ka plotësuar një dokument
për përcaktimin e diagnozës mjekësore të një pacienti (qytetar i infiltruar nga stafi
i emisionit investigativ), në këmbim të shumës prej 5,000 Lekësh”, njoftonte një
ditë më parë policia.

Por këto nuk janë raste të izoluara.

Sa e sa raste shohim dhe dëgjojmë çdo ditë me punonjës të sistemit shëndetësor
që përmes korrupsionit ndryshojnë diagnozat. Dikush bëhet invalid duke qenë i
shëndetshëm e dikush që është i sëmurë rezulton i shëndetshëm.

Ky fenomen është shumë i pranishëm në rastet kur kemi aksidentet rrugore, ku
me qëllim përfitimin nga siguracioni, mjekët lëshojnë diagnoza të paqëna.

Shqipëria regjistron çdo vit me mijëra aksidente rrugore, të shoqërohen edhe me
kosto financiare për personat e përfshirë, viktimat apo të lënduarit, familjarët,
komunitetin, shoqërinë dhe cilësinë e jetës në përgjithësi pasi janë kosto të
mëdha që ndikojnë në të gjithë ekonominë e vendit.

Lexo edhe :  BB: Sfidë për Shqipërinë migrimi, inaktiviteti ekonomik dhe nënshfrytëzimi i talenteve

Gjatë viteve të fundit, faturat spitalore nga aksidentet rrugore janë disa dhjetëra
milionë euro dhe për një shtet me kapacitete jo të mëdha ekonomike, si
Shqipëria, kjo shifër nuk është e vogël dhe e papërfillshme.
Por mes të dëmtuarve ka edhe “fatlumë”.

Prej shumë vitesh, në Shqipëri është krijuar një skemë e mirëfilltë korruptive, nga
ekspertë, vlerësues dëmesh, mjekë dhe avokatë që manipulojnë shkaqet dhe
fajtorët e vërtetë të aksidenteve, ndryshojnë diagnozat duke devijuar në mënyrë
të qëllimtë të drejtën e dëmshpërblimit.

Janë këta individë që shkojnë të parët pranë të aksidentuarit apo te familjarëve
dhe me pretendimet se “kompanitë e sigurimit nuk paguajnë” përgatisin skemat e
vjedhjes së të dëmtuarit.

Qytetarët nga ana tjetër, shpeshherë duke mosditur që e drejta e dëmshpërblimit
i takon kujtdo që ka pësuar aksident duke mos qenë fajtor, bien pre e këtyre
mashtrimeve dhe firmosin pa ditur se çfarë po firmosin. Dhe në përfundim, ose
nuk marrin dëmshpërblimin që u takon, ose në rastin më të mirë marrin vetëm
gjysmën e tij.

Në të tilla situata, edhe vetë kompanitë e sigurimit janë të dëmtuara pasi ato
duan që çdo klient të marrë atë që i takon, të jetë besnik ndaj saj dhe të jetë i
prirur edhe drejt sigurimeve vullnetare.

Për këtë arsye, drejtuesit e kompanive të sigurimeve kanë apeluar vazhdimisht
tek qytetarët që për çdo rast të drejtohen drejtpërdrejt te kompanitë e
sigurimeve, duke shmangur avokatët apo ndërmjetësit.

Sepse duke iu drejtuar palëve të treta, duke zgjedhur ndërmjetës nuk bëjnë gjë
tjetër veçse humbasin edhe atë që u takon.

Në rast se jeni të pakënaqur me atë që ju ofron kompania apo nuk ju paguan
brenda afatit të caktuar nga momenti që ju dorëzoni dokumentat, (maksimumi tre
muaj), atëherë drejtohni gjykatës.

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV