KQZ, ultimatum institucioneve/ Fshini menjëherë postimet elektorale nga rrjetet sociale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka bërë një thirrje të fortë për institucionet, lidhur me fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit.

KQZ i bën ultimatum institucioneve të fshijnë menjëherë çdo postim apo ripostim me karakter elektoral nga faqet e tyre zyrtare në platformat sociale.

Në deklaratë thuhet se vënia në dispozicion e faqeve zyrtare në rrjetet sociale të institucioneve përbën shpërdorim të burimeve publike.

Urdhëresë nga KQZ. Të fshihet menjëherë çdo postim apo ripostim me karakter elektoral nga faqet zyrtare të institucioneve në platformën “Facebook” apo të çdo mjeti tjetër elektronik (media sociale).

Vënia në dispozicion e faqeve zyrtare në “Facebook” apo çdo mjet tjetër elektronik (media sociale) të institucioneve publike për publikimin dhe ripostimin e veprimtarive me karakter politik/elektoral në zgjedhje, nga ana e këtyre institucioneve, përbën shpërdorim të burimeve publike.

Gjithashtu, përbën shpërdorim të burimeve publike vënia në dispozicion e faqeve zyrtare në “Facebook” apo çdo mjeti tjetër elektronik (media sociale) të institucioneve publike për publikimin e postimeve të cilat përmbajnë hashtagë (#), slogane me karakter politik/elektoral në zgjedhje, apo thirrje për mbështetje në zgjedhje nga ana e këtyre institucioneve”, thekson KQZ.

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV