14 maji/ Sula thirrje qytetarëve: Para se të votoni kujtoni përbuzjen nga pushtetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashnor Sula ka bërë një bilanc për qeverinë vendore në katër vite dhe u ka bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në votimet për zgjedhjet lokale.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, deputeti i Partisë Demokratike ka komentuar opozitës për të mos marrë pjesë në votime, duke e quajtur absurd.

Sakaq Sula shprehet se prej katër vitesh në Këshillat Bashkiakë nuk ka pasur të zgjedhur që të përfaqësonin qytetarët.

POSTIMI I PLOTË:

Si u përçmuan banorët e zonave rurale në 4 vite?!

Çdo e keqe e ka edhe një të mirë. Vendimi absurd i 2019 i opozitës per të mos marrë pjesë në votime, pati së paku një anë pozitive. Zbuloi përçmimin që mazhoranca ka për njerëzit e thjeshtë.

Si e zbuloi? Përgjigjen e jep Instituti për Bashkitë Shqiptare.

Në raportin vjetor të monitorimit, ky Institut vëren një shpërndarje e pabarabartë e shërbimeve publike midis zonave urbane dhe atyre rurale. Pra, ata qe jetojne ne qytet me te favorizuar sesa ata qe jetojne ne fshat.

Në raport thuhet se në 4 vite në

Këshillat Bashkiak nuk ka patur te zgjedhur, këshilltar që përfaqësonin dhe njihnin problematikat e fshatrave. Në fshatra jetojnë mbi 40% e banorëve të bashkive që rrjedhimisht janë nënvlersuar, janë përçmuar e neglizhuar.

Edhe në rastin si në 2019 ku mazhoranca ishte e vetme në garë, nuk futi ne institucionet e pushtetit lokal njerëz të kualifikuar dhe që përfaqësonin gjithë kategoritë e shoqërisë, por çoi në bashki “punëmbaruar” që gjatë gjithë kohës bëjnë skema për të zhvatur para nga tenderat.

Miqt e mi, ju keni 4 vite që e vuani këtë neglizhencë. Keni 4 vite që sju pret njeri për problemet tuaja. Ndaj më 14 Maj, para se të votoni mendoni se si u detyruat që të merrnit para borxh për të nisur fëmijët në emigrim.

Mendoni për orët e gjata dhe të lodhëshme që shpenzonit për të bërë vetëm një pyetje në bashki.

Dhe mbi të gjitha mendoni se si jeni përbuzur nga pushtetarët arrogantë sa herë shprehnit hallet tuaja.

Të fundit

Endri Shabani i bën puçin Lapajt, daja ngulmon sërish: Dua mandatin!

Kandidati për deputet i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Zeqir Kordhoni (thuhet se është daja i Endri Shabanit), i ka...

Kosovë-Serbi, a pati tension siç tha Trump? Reagon Ambasada Gjermane

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë tha se nuk ka informacione për ndonjë përshkallëzim ushtarak të situatës mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo i bëri komentet...

Influencerja nuk i mbijeton ndërhyrjejes kirurgjikale, ndërron jetë pas operacionit

Një ngjarje tragjike ka tronditur opinionin publik në Brazil, pas ndarjes nga jeta të influencueses së njohur Natália Cavanellas, vetëm 40-vjeç. Ajo humbi jetën pas...

Italia planifikon të lirojë 10.000 të burgosur për të ulur mbipopullimin në burgje

Ministria e Drejtësisë në Itali ka njoftuar se deri në 10,000 të burgosur mund të lirohen me masa alternative si arrest shtëpie apo provë,...

Kina rikonfirmon normalizimin e raporteve me BE-në

Autoritetet kineze kanë rikonfirmuar të mërkurën se do të normalizojnë raportet me Parlamentin Evropian, teksa Pekini zyrtar ka për synim të thellojë raportet ekonomike...

Lajme të tjera

Web TV