“14 maji po afron”/ Mediu: Ora e shqiptarëve për t’u ngritur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu zhvilloi sot një takim elektoral me banorët e Kamzës ku bëri thirrje për të mbështetur kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Arjan Hoxha.

Mediu tha se më 14 maj po afrohet ora e shqiptarëve të cilët nuk e pranojmë poshtërimin e qeverisë. Ai tha se vota e PR-së do të shkojë për Arjan Hoxhën.

“Kjo është ora juaj, është ora e shqiptarëve, të cilët nuk pranojnë poshtërimin dhe përbuzjen, është ora jonë për t`u ngritur dhe për të luftuar të gjithë së bashku, për atë që kemi më të shenjtë, fëmijët tanë, prindërit tanë, familjen tonë, Shqipërinë.

Është momenti që të tregojmë që ne nuk mundet të shikohemi si njerëz të dorës së dytë. Prandaj kam bindjen që Arjani në krye të Bashkisë, nuk do të jetë sic e quajmë ne “qytetari i parë”, por do të jetë shërbëtori i parë i Kamzës, për t`i shërbyer nevojave dhe interesave tuaja”, tha Mediu.

Nga ana tjetër, Arjan Hoxha tha se më shumë se kushdo Kamza po e vuan përbuzjen e regjimit.

“Më shumë se Kamza nuk e vuan askush këtë regjim, këtë diskriminim, këtë trajtim të pabarabartë, si në shpërndarjen e parave të tërmetit, të përmbytjeve, në legalizime, në urbanizim, në infrastrukturë, në arsim, në shëndetësi, në cdo fushë të aktivitetit jetësor në këtë qytet”, u shpreh Hoxha.

Të fundit

Dhe pastaj themi ore pse fiton Rama

Nga Myslim Murrizi Meqenese kisha kohe po i hidhja nje sy pothuajse te gjitha votave preferenciale neper njesi te ndryshme...

Pse PD, nuk rikthehet kurrë atje ku ishte ?

Nga ARTUR  AJAZI Të gjithë e kujtojmë PD-në e dikurshme. Atë PD të viteve të qeverisjes Nano, kur mbushte sheshet, bulevardet, kur bllokonte kryqezimet dhe...

Eurostat: Shqipëria, me rritjen më të fortë të netqëndrimeve

Shqipëria kryeson vendet evropiane për rritjen më të fortë të numrit të netëve të kaluara në strukturat e akomodimit turistik në tremujorin e parë...

Lajm i mirë! BE po sjell 50 mln euro për të rinjtë e Shqipërisë!

Komisioni për Çështjet Europiane ka miratuar marrëveshjen e financimit me Komisionin Europian për programin operacional shumëvjeçar për punësimin e të rinjve në Shqipëri, në...

Pasi hoqi mbiemrin e babait, vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt ndryshon edhe emrin

Shiloh Jolie, vajza 19-vjeçare e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, ka bërë një paraqitje të veçantë në një event të stilistes së njohur Isabel...

Lajme të tjera

Web TV