Berisha barazon Ramën me Alibeajn, zbulon lobimin në SHBA për “non gratën” ndaj tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha, në emisionin “Open” në Neës24 foli për çështjen non-grata, ndërsa u pyet për angazhimin e ish-këshilltarit të presidentit Bush Charles R. Black Jr, për t’u marrë në këtë çështje.

Ai tha se kontakti mes tyre është krijuar nga një mik i tij, duke shtuar se e falënderon për angazhimin e tij për t’i shkuar deri në fund transparencës.

“Është një nga konsulentët më të mirënjohur në SHBA. Këshilltar i të gjitha presidentëve amerikanë. Ka qenë në studio, janë përmend disa nga ish-bashkëpunëtorë. Por nëse bashkëpunëtorët e tij kanë pasur probleme, ai ka dalë i qartë si kristali. Është personaliteti i jashtëzakonshëm i fushës së lobimit.

Ky republikan beson se sanksionimi ime është i pandershëm”tha Berisha. Më tej ai shpjegoi mënyrën si kishte arritur në këtë “ndërmjetësim”.

“Nëpërmjet një miku erdhi ai tek unë. Nuk mori përsipër të lobojë për heqjen dhe unë nuk kërkoj të ndryshoj vendimit. Ai mori përsipër të punojë, për hetimin e dezinimit të Sali Berishës nga DASH. Pra hetohet ai që ka marrë vendimin, por hetohet edhe Sali Berisha, Pra nuk është hetim ky, është kërkese për transparencë.

Tani mu krijua kjo mundësi dhe ai e ka marrë për bono këtë. Dhe unë e falënderoj pafundësisht kjo është forma më dinjitoze. Nëse arrin të bindë Kongresin unë jam i hapur ndaj çdo hetimi. Sa për gjyqin në Paris kam besim tek drejtësia e Francës, por nuk mund të them se sa mund të zgjasë. Unë jam duke studiuar vende të tjera sepse në Francë ka disa pengesa tjera sepse nuk jam anëtar i vendi të BE.

Por shpifja dënohet aty ku del, ka dalë në Francë unë kam padit në Francë dhe me këtë jam në rregull”-tha Berisha.

 

Roli I Alibeajt

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në studion e emisionit “Open” në Neës24 ka komentuar situatën e fushatës duke folur mbi premtimet elektorale të qeverisë, si edhe palën që mban logon e Partisë Demokratike me në krye Enkelejd Alibeajn.

Berisha i cilësoi premtimet e mazhorancës si akte të pafalshme, ndërsa shtoi se Rama, Balluku, Spiropali e të tjerë do mbahen përgjegjës për krime të shëmtuara elektorale që nuk do të falen.

Sa i përket bashkimit të demokratëve, Berisha deklaroi se “nuk mund të gjendet marrëveshje me pengjet”, duke iu referuar Enkelejd Alibeajt por edhe Lulzim Bashës, të cilin e cilësoi si “Lul Brava”. Sipas tij ata janë pengje dhe kanë lidhje me krimin, të cilat sipas Berishës shfrytëzohen nga Rama.

Lexo edhe :  Prej rreth 2 vitesh në “Arrest shtëpie”, lirohet Jamarbër Malltezi

Ai deklaroi se Alibeaj ka një vëlla “të rrezikshëm” që është arrestuar për vjedhje me armë në Gjermani, ndërsa sa i përket Bashës, tha se ka dosje për pastrim parash që kontrollohet nga kryeministri Rama. “Këto janë akte të pafalshme dhe Rama do mbahet përgjegjës si kryekriminel elektoral.

Ta dijë mirë ai, Balluku, Spiropali, etj që po kryejnë përditë krime të shëmtuara elektorale që nuk do të falen ndonjëherë. Në këto zgjedhje dhe në vazhdim do rikthehemi. Ne do fitojmë shumicën e bashkive, me shifra ekzakte nuk flas dot. Nëse zgjedhjet zhvillohen nesër Rama del nga politika. Përgjegjësia ime është të bëj një fushatë në përputhje me ligjin dhe të fitoj zemrat dhe mendjet e qytetarëve.

Nuk kam në dorë gjë, nuk blej vota apo të bëj presione. Ndjek një fushatë idealiste, por nëse këta vazhdojnë në këtë mënyrë do rrokullisen. Në historinë e botës nuk gjen kurrë marrëveshje me pengjet, vetëm me pengmarrësit.

Ata janë pengje të Edi Ramës. Të bësh marrëveshje me Lul Bravën dhe Enkelejdin është si të rrahësh ujin në hava. Marrëveshja duhej me Ramën, por me atë nuk bëj marrëveshje. Ata janë pengje. Lidhjet me të tmerrshme të njeriut janë ato me krimin. Rama i ka në dorë me lidhjet e tyre me krimin.

Dosjen e zotërisë për larje parash e ka firmosur një prokuror, Lul Basha akuzohet për larje parash se nuk tregon burimin për 700 mijë euro. Ky do dënohej dhe Rama e mbante peng. Enkelejdi ka një vëlla të rrezikshëm të arrestuar për vjedhje me armë në Gjermani.

Quhet Taulant Alibeaj, Enkelejdi këtë nuk e ka deklaruar. Problemi është më i thellë, ku gjendet sot Taulanti. Duhet të dalë ai ta thotë, unë e di përafërsisht. Ai ka detyrime. A ka një bashkëjetuese ai në Kushtetuese, duhet të thotë kam një kunat kriminel.

Nuk është vetëm kaq. Ai po bën fushatë haptaz për Veliajn në Tiranë. Shpërndahen video ku kandidati i Lul Bravës i thotë qytetares voto Erion Velinë. Ky është spot televiziv”, u shpreh Berisha.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV