KQZ bën gati aplikacionin/ Qytetarët mund të raportojnë live manipulimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përgatitur një aplikacion ku çdo qytetar mund të raportojë problematikat që vëren në qendrën e tij të votimit, ditën e zgjedhjeve.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, tha sot se problematikat e raportuara do të jenë të disponueshme edhe për mediat, të cilat mund ti ndjekin më pas rastet.

“Kushdo mund të ngarkojë në aplikacion të gjithë problematikën që sheh në ditën e zgjedhjeve’, u shpreh Celibashi.

Ai bëri të ditur gjithashtu se me vendim të qeverisë, kartat e identitetit të cilat skadojnë deri në 14 maj, do të jenë në vlefshme ditën e zgjedhjeve për të bërë të mundur votimin e tyre.

Sa i përket procesit të dekriminalizimit, Celibashi u shpreh se “38 kandidatë nga mbi 23 mijë kandidatë për kryetarë bashkie dhe anëtarë të këshillit bashkiak, të cilët KQZ-ja në bazë të asaj që kanë deklaruar, por edhe indiciet e marra nga partitë, kemi vendosur të kërkojmë verifikim të thelluar nga prokuroria.

Janë 10 kandidatë për kryetarë bashkie që janë dërguar për hetim të thelluar”.

Të fundit

Jashari e nis me dëmtim te Milani!

Massimiliano Allegri sot deklaroi se mesfushori shqiptar Ardon Jashari nuk do të jetë gati për ndeshjen e fundjavës, për...

Natë ferri në Kiev, Rusia zgjedh raketat në vend të diplomacisë

Ukraina u zgjua mes bombardimeve intensive të Rusisë këtë të enjte, të cilat vranë të paktën 17 vetë, përfshirë 4 fëmijë në kryeqytetin Kiev,...

Conference League, Dinamo gati për polakët e Jagiellonia

Sot në mbrëmje Dinamo shpreson te përmbysja e madhe edhe pse në letër misioni është thuajse i pamundur. Pas disfatës 3-0 në takimin e...

Ish-kandidat për kryepolic, kush është i ekstraduari Hajrulla Xhivini

Hajrulla Xhivini është ekstraduar ditën e sotme nga Gjermania i akuzuar për veprat penale "Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Gjykata...

Shtohen aplikimet tek Ekonomiku, bien te Shkencat dhe Filologjiku

Të premten e 29 gushtit nisin regjistrimet në shkollat e larta. Pjesa më e madhe e maturantëve edhe këtë vit kanë zgjedhur institucionet publike,...

Lajme të tjera

Web TV