Celibashi flet troç/ Gara e 14 majit s’është e barabartë, PS më e privilegjuar nga mediat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, foli mbrëmjen e sotme për fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit.

Celibashi deklaroi në emisionin e Eni Vasilit se kushtet e garimit në zgjedhje nuk janë të parabarta.

Ai theksoi se është bërë çfarë është e mundur nga ana e KQZ-së që gara të jetë e barabartë, por qeveria në pushtet është më e privilegjuar nga mediat.

“KQZ ka përmbushur detyrimet që ka për t’i mundësuar votuesve siguri të integritet të zgjedhjeve dhe partive një garë në kushte sa më të barabarta, pasi nuk mund ta them që kushtet e garimit në mënyrë absolute janë të barabarta.

Ka pasur raste kur është dashur ndërhyrja e KQZ për të vendosur rregull sa i përket mënyrës si partitë politike kanë përcjellë fushatën e tyre. Duhet të them që krahasuar me zgjedhjet e tjera ka një qasje më respektuese nga subjektet zgjedhore të Kodit Zgjedhor sa i përket fushatës.

Zhvillimi i takimeve elektorale, materialet propagandistike, kanë qenë në një respekt më të plotë të Kodit se në zgjedhjet e kaluara. Vetë sistemi e realitetet ekonomike sociale e politike ndikojnë në krijimin e një klime jo plotësisht të barabartë.

Partia që është në pushtet ka një lloj avantazhi dhe mundësi për një vizibilet më të madh e partitë të opozitës. Megjithatë koha televizive e kryeministrit përfshihet në kohën televizive të fushatës së PS”, theksoi kreu i KQZ-së.

Të fundit

Tudor shpreh pakënaqësite: “Kjo merkato të çon drejt çmendjes”

Igor Tudor shpreson që të ndryshojnë sa më shpejt rregulloret për merkaton e transferimeve, pasi sipas tij, është e...

Vucic: Do i rezistojmë kujtdo që na kërcënon! Serbia fiton!

"Ne do t'i kundërvihemi presioneve të jashtme, të gjithë atyre që na kërcënojnë dhe do të fitojmë.” Ky ishte mesazhi i fortë që Presidenti i...

Reuters zbulon 3 kushtet e Putinit për paqen në Ukrainë

Kërkesat e presidentit rus Vladimir Putin për një zgjidhje të mundshme të konfliktit në Ukrainë janë zbuluar nga agjencia Reuters, e cila citon burime...

Lista Serbe nuk certifikohet për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të Kosovës – për zgjedhjet...

Myslim Murrizi tallet me PD: Le ta qerasin edhe Agron Shehajn me 5 deputetë

SHKRUAN MYSLIM MURRIZI Kjo “qerasja” me deputet nga PD tek partit qe nuk kane vota as per nje mandat, po me “ pelqen” shum Opozita ne...

Lajme të tjera

Web TV