Ambasadorja greke takim në Ministrinë e Jashtme, shpreh shqetësimin për Belerin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja greke në Tiranë, Kostandina Kamici, ka zhivilluar këtë të premte një takim në Ministrinë e Jashtme, ku ka shprehur shqetësimin në lidhje me arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri.

Burime bëjnë me dije se ambasadorja kamici ka qëndruar vetëm pak minuta dhe është takuar me një nga drejtorët e ministrisë që mbulon çështjet me Greqinë dhe jo me Ministren e Jashtme.

Euronews Albania ka mësuar se nuk ka patur ndonjë shkresë të dorëzuar nga ambasadorja por diplomatja ka ngritur shqetësimin e arrestimit të Fredi Belerit.

Pra, shqetesimin e saj ambasadorja greke ia ka përcjellë gojarisht drejtorit përkatës që ka zhvilluar takimin.

Në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit nuk ka ende asnjë komunikatë zyrtare, ndërkohë që dyshohet se ai është ndaluar nga prokuroria e Vlorës për shit-blerje votash.

Të fundit

George Foreman, legjenda e boksit, ndërron jetë në moshën 76-vjeçare

George Foreman, një nga boksierët më të nëdhenj të historisë, u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare. Familja e tij...

Mblidhet Komiteti i Politikës së Jashtme të Internacionales Socialiste

Në Tiranë mbahet Komiteti i Politikës së Jashtme të Internacionales Socialiste Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Rama tha se është koha e duhur dhe shansi e mundësia...

Rama batuta me të ftuarin në podkast/Me nejt 6 muaj me ty erdhi Luli në pushtet

Gjatë podcastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama nuk kurseu batutat me të ftuarit. Teksa njëri nga ata po fliste për sportin kitesurfing, kreu i qeverisë thotë me...

Vodhën një parukeri në Lezhë, arrestohet 26-vjeçari! Vihet nën hetim e motra

Një 26-vjeçar është arrestuar në Lezhë  ndërsa e motra 17-vjeçare është vënë nën hetim pasi hynë me forcë në një parukeri dhe vodhën artikuj...

Britania, Franca dhe Gjermania kërkojnë armëpushim në Gaza

Qeveritë e Gjermanisë, Francës dhe Britanisë përmes një deklarate të përbashkët kërkuan kthim të menjëhershëm të armëpushimit në Gaza. Gjithashtu i bëri thirrje Izraelit të...

Lajme të tjera

Web TV