Celibashi letër Çelës, Dumanit dhe Rrumbullakut: Hetoni krimet zgjedhore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor Iliarian Celibashi i ka kërkuar drejtuesve të tre institucioneve që të bashkëpunojnë, monitorojnë dhe vlerësojnë për hetime krimet zgjedhore në vend.

Me një shkresë zyrtare Celibashi kërkon që të shtohet vemendja ndaj shkeljeve të mundëshme ligjore në ditët e fundit të fushatës, ditën e votimit dhe procesin e numërimit.

Frika se zgjedhjet lokale të 14 majit mund të regjistrojnë disa problematika ndihet edhe në institucionin kryesor të procesit zgjedhor.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i ka dërguar një letër Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, drejtuesit të SPAK, Altin Dumani si edhe Drejtorit të Përgjithshëm të policisë, Muhamet Rrumbullaku.

Ai kërkon nga tre drejtuesit e institucioneve kryesore në vend, që të koordinohen në punën e tyre për të parandaluar krimet zgjedhore dhe incidentet e mundshme ditën e zgjedhjeve deri në përfundimin e procesit të numërimit të votave.

“Në njohje dhe respektim të kompetencës dhe të përgjegjësisë ligjore të secilit prej institucioneve që ju drejtoni si edhe të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, më lejoni të sjell në vëmendjen tuaj nevojën për të koordinuar ushtrimin e këtyre përgjegjësive me qëllim parandalimin dhe evidentimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve në mënyrë efikase, më së paku në raport me kohën.

Kjo, për përgatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”-I drejtohet Celibashi në shkresën zyrtare krerëve të tre institucioneve. Ai kërkon që policia, prokuroritë e rretheve dhe prokuroria speciale të angazhohen nga dita e djeshme deri në procesin e fundit të numërimit për të mbajtur vëmendjen në hetimin e krimeve zgjedhore.

“Rekomandojmë të caktohen dhe të njihen reciprokisht kontaktet përkatëse, të posaçme, pritëse dhe dërguese të informacioneve të rastit. Kjo veçanërisht për periudhën nga sot (të martën), deri në përfundimin e procesit të numërimit të votave“, thuhet në letrën e Celibashit që mbanë datën 10 maj 2023.

Lexo edhe :  A do ta mbajë premtimin e fushatës? Rama: Po, BE na ka hapur derën!

Problematikat

Edhe pse fushata nisi relativisht e qetë, në javët e fundit janë regjistruar disa incidente. Opozita ka denocuar rastet që sipas saj janë dëshmi për blerje votash, duke nisur nga përdorimi I administratës shtetërore, deri në shpërndarjen e ushqimeve në bashki të ndryshme për shtresat në nevojë, me qëllim të pastër sipas tyre në marrjen e votave për kandidatët e PS-së.

Por jo pa ankesa janë edhe kandidatët e mazhorancës të cilët në të paktën tre raste sin ë Has, Burrel dhe Pukë kanë akuzuar se persona të ndryshëm nga shtabet elektorale të kandidatëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë” kanë ushtruar dhunë apo shantazhuar mbështetësit e PS-së.

Në zonat e tjera të nxëhta sin ë Durrës,  Elbasan apo Sarandë ka pasur akuza nga opozita se po përdoren persona me rekorde kriminale për blerjen e votave apo shantazhimin e elektoratit të djathtë.

Më e qetë ka qenë situate në bashkitë e tjera të cilat nuk ka raportime dhe denocime konkrete për problematika përgjatë fushatës eletorale, sidomos gjatë ditëve të fundit.

Tradida e mëparshme ka treguar se pikërisht në treditëshin e fundit të ditës së zgjedhjeve ka një angazhim të madh të palëve politike me qëllim fitoren, ku mund të përdoren edhe forma të paligjshme për marrjen e votave.

Kodi Penal që lidhet me krimet zgjedhore ka ndryshuar tre vite më parë  ku janë ashpërsuar dënimet nëse personat e ndryshëm, qofshin edhe zyrtarë të lartë publik gjenden fajtorë për vepra të ndryshme penale.

Megjithë ashpërsimin e ligjit, sërish fenomeni i shitblerjes së votave ka vijuar dhe kjo u vu re në zgjedhjet e vitit 2021, nga subjekte të ndryshme politike.

Të fundit

Zi në familjen e Albana Vokshit, deputetja e PD humb njeriun e zemrës

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka ndarë një lajm të trishtë këtë të martë, se një anëtare e familjes ka...

“Defender Europe 25”/ Forcat aleate të NATO-s zhvillojnë stërvitje në Shqipëri dhe Kosovë

Më 25 maj Shqipëria do të mirëpresë njërën nga stërvitjet më të mëdha ushtarake shumëkombëshe në Evropë, të njohur si “Defender Europe 25”. Kështu ka...

Krizë në Ryanair në Spanjë, kompania u kërkon stjuardesave të kthejnë rritjen e pagës

Ryanair ka kërkuar që disa stjuardesa në Spanjë të kthejnë rritjet e pagave që morën mes tetorit dhe marsit, pas një vendimi gjyqësor që...

“Putin vazhdon të luajë me kohën”, çfarë ka paketa e re e sanksioneve të BE?

Bashkimi Europian ka miratuar paketën e 17-të sanksioneve kundër Rusisë. Paketa e 17-të e masave ndëshkuese përfshin, ndër të tjera, një shtrëngim të mëtejshëm...

Paradoksi politik i 11 majit: Rama rinovoi 64% të partisë, Berisha fshin pluhurat…

Zgjedhjet e 11 majit na shfaqën një paradoks në politikën e vendit tonë. Partia Socialiste, pas 12 vitesh në pushtet, rinovoi 64% të partisë me...

Lajme të tjera

Web TV