Dy ditë nga zgjedhjet, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përcjellë mesazhin e radhës nga Shkodra. Me dy gishtat lart dhe në sfond kalanë e Rozafës, Meta deklaron se si Shkodra e 6 Marsit do të jetë e gjithë Shqipëria më 14 Maj.
Reagimi i Metës vjen pas arrestimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Himarë, Fredi Beleri.
Ky i fundit u arrestua, pasi dyshohet për blerje votash. Bashkë me të u prangosën edhe dy persona të tjerë. Fredi Beleri u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Vlorës.
Postimi nga Meta
Mirëmëngjes miq nga kalaja e pamposhtur e demokracisë dhe e pluralizmit.
Si Shkodra e 6 Marsit do jetë e gjithë Shqipëria më 14 Maj.
Bashkë Fitojmë!
#PartiaLirisë #BashkëFitojmë #14Maj #NdryshimMeÇdoCmim