Dy ditë pas zgjedhjeve Euro dhe Dollari bëjnë ‘kthesën e fortë’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rënia e valutave gjatë ditëve që lamë pas, kryesisht para zgjedhjeve të 14 Majit, çoi monedhat e huaja në minimumun e ri historik në kursin e këmbimit me lekun.

Kursi i Këmbimit i publikuar nga Banka e Shqipërisë tregon se duke filluar nga data 1 Maj 2023 deri më 13 Maj 2023, “Euro” zbriti në 110.82 lekë.

Ekspertët mendojnë se një ndikim në rritjen e ofertës mund të kenë patur edhe zgjedhjet lokale. Sipas tyre, në disa zona të vendit është vërejtur një fluks i shtuar i këmbimeve të euros në pikat e këmbimit valutor.

Dy ditë pas zgjedhjeve, ndodh e papritura me kursin valutor! Euro dhe

Kursi i kembimit valtur pergjate muajit maj, deri nje dite para zgjehdjeve te 14 Majit

Nërkohë, vetëm dy ditë pas zgjedhjeve vendore, monedhat e huaja kanë pësuar rritje. Ditën e sotme vëmë re se “Euro” ka shkuar në 111.89 lekë, Dollari Amerikan (USD) në 102.71, i cili ka pësuar një rritje me +0.25. Gjithashtu në rritje ka edhe valuta për Paundin Britanik, Frangën Zviceriane, Dollarin Australian. Rritja e monedhave të huaja është një shenjë jo e mirë për lekun pasi sjell zhvlerësimin e tij në vend.

Dy ditë pas zgjedhjeve, ndodh e papritura me kursin valutor! Euro dhe

Kursi i kembimit valutor, sot, 16 Maj 2023

Më herët, në ditët e para të fushatës elektorale, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku paralajmëroi se rekordi i zhvlerësimit të euros është si pasojë e pazarit politik me blerje votash dhe paranë e pistë që kontribuon tek fushata zgjedhore.

“Rekordi i zhvlerësimit të euros është si pasojë e pazarit politik me blerje votash dhe paranë e pistë që kontribuon sot sa tek betoni por më shumë tek fushata!”, tha ajo.

Të fundit

Korrik 1995/ Masakra e Srebrenicës, një nga kapitujt më të errët të Evropës moderne

Në korrik të vitit 1995, në përfundim të Luftës së Bosnjës (1992–1995), ndodhi një prej krimeve më të rënda...

Izraeli sulmon nga ajri Gazën, raportohet për të paktën 33 viktima

Sulmet ajrore izraelite i kanë vrarë të paktën 33 palestinezë në Gazë, thanë zyrtarët shëndetësorë të dielën, ndërsa ushtria izraelite njoftoi se ka goditur...

‘Largohem pa pengje’, Dhurata Çupi: Partia Demokratike kërkon reformim, por…

Të enjten që lamë pas, Kuvendi mbylli dyert. Për disa deputetë për t’u rikthyer në shtator, e për 83 të tjerët seanca e 3...

Tragjedi në Mirditë/ 47-vjeçari humb jetën, dyshohet se helmoi veten

Një 47-vjeçar nga Mirdita ka humbur jetën në spitalin e Rrëshenit. Paraprakisht dyshohet se 47-vjeçari ka helmuar veten. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin...

Policia Bashkiake ‘zgjohet nga gjumi’, liron hapësirat publike, gjoba për automjetet

Vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Vlorës pas kritikave të kryeministrit Edi Rama. Policia bën me dije se gjatë 24...

Lajme të tjera

Web TV