“Shqiptarët nuk e votuan dhe e nxorën “non grata”/ Bushati: Berisha nuk e pranon humbjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ervin Bushati tha se fitorja e Partisë Socialsite ishte e pritshme por megjithatë disa bashki bën ndryshimin.

I ftuar në Euronews Albania ai tha se ky rezultat dihej dhe Berisha duhet ta pranonte humbjen.

Bushati tha se edhe pse  Berisha e ka më të lehtë të pranojë se erdhën alienët se sa humbjen, fakti është se shqiptarët nuk e votuan dhe e nxorën “non grata”.

“Mesa duket refuzimi ndaj ofertës së Sali Berishës, bëri atë që mund  të ishte e paimagjinueshme po jo e papritur nga partia socialiste.

Ne e dimë shumë mirë kush është realiteti elektoral në Shqipëri, ka dy realitete, ose ai shkencori, i logjikshmi, i matematikës, ose ai që pam para pak minutash, të një fantazie të pa fre të Sali Berishës, që pranon çdo gjë në botë edhe po ti thuash që ka në ardhur alienë, por nuk pranon që ka humbur.

Do doja që zoti Berisha të kishte burrninë njësoj si kandidati i tij Zef Hila t’i jepte dorën kundërshtarit, apo si kandidati ynë në Kavajë Redjan Krali.

Duhet ta pranojë një herë realitetin që shqiptarët e shpallën Sali Berishën ‘non grata’.

Vota kundër nuk ishte vetëm kundër Sali Berishës, por ndaj kombinimit më toksik elektoral që mund të ishte, Sali Berisha dhe Ilir Meta”,-tha Ervin Bushati.

Të fundit

U raportua i zhdukur në Sarandë, gjendet i mbytur në det turisti portugez

Një 57-vjeçar portugez u raportua i zhdukur ditën e djeshme në det, në afërsi të lagunës, në vendin...

“Paketa e Maleve”, 2800 shqiptarë shprehin interes për investime në dy javë

Rreth 2 mijë e 800 shprehje interesi në pak më shumë se 2 javë nga nisja e aplikimeve... “Paketa e Maleve” po josh shqiptarët....

Rodrygo injoron klubet prestigjioze dhe zgjedh… klubin pa trofe!

Rodrygo është informuar nga Real Madrid se nuk ka vend titullari në skuadër dhe se duhet të largohet. Sulmuesi brazilian kishte plane të tjera,...

Luca Toni këshillon Juventusin: Ta them unë se kë duhet të blesh

Luca Toni ka thënë se Juventusi duhet të blejë një zëvendësues nëse do të shesë Dusan Vlahovic. Pavarësisht mbërritjes së sulmuesit të Lille, Jonathan David,...

E mjera Shqipëri! Pensionistët e Durrësit plagosen me thikë për… një lojë domino

Një lojë domino është transformuar në një plagosje me thikë, ku të lënduar kanë mbetur 2 të moshuar nga Durrësi. Burime për A2 bëjnë me...

Lajme të tjera

Web TV