Humbja e thellë në zgjedhje/ Sula i prerë: Nuk kthehem në PD për sa kohë është Alibeaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti demokrat, Dashnor Sula, është shprehur se nuk do të kthehet në Partinë Demokratike për sa kohë aty është kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj dhe të gjithë ata që e drejtojnë.

Sula tha se fushata që Alibeaj bëri në Tiranë dhe në rrethe ishte e turpshme dhe se nuk do të vijojë të punojë më me Grupin Parlamentar që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj.

Më tej deputeti tregoi se do të punojë me demokratët në zonë, nëse këta të fundit e pranojnë, nëse jo atëhere do të vijojë të jetë i pavarur.

“Unë nuk rikthehem më aty për sa kohë të jetë Alibeaj dhe ata që e drejtojnë nga mbrapa. Unë do punoj me demokratët në zonë, nëse më pranojnë. Nëse jo, do të vijoj të jem i pavarur. Nuk më intereson mandati. Do ti hap rrugën kujtdo figure që ta mbështesim. Edhe unë kam përgjegjësinë time në këto zgjedhje. Unë nuk arrita që mbështetësit e PD-së zyrtare ti vë në krah të kandidatit Pashja”, tha Sula.

Të fundit

Luiz Ejlli në spital, këngëtari përfundon në operacion/ Dhimbjet më filluan te recepsioni

Luiz Ejlli i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, teksa një gjë të tillë e ka zbuluar vetë në rrjetet...

Katastrofë në Pilur të Himarës/ 650 hektarë pyje të djegura, ndërhyrja nga toka vazhdon

Rreth 650 hektarë kullota dhe sipërfaqe me bimësi janë djegur nga zjarri disaditor që përfshiu zonën e Pilurit në bashkinë e Himarës. Aktualisht, situata...

FC Barcelona prezanton kanalin e vet në WhatsApp

FC Barcelona ka lançuar Kanalin e vet WhatsApp , funksionin e ri të platformës me anë të të cilit mesazhet mund të dërgohen direkt te...

Cilët janë faktorët e rrezikut për autizëm gjatë shtatzënisë?

Ekspertët besojnë se ka disa faktorë (shumë prej të cilëve ndoshta ende të panjohur) që së bashku ndikojnë në zhvillimin e një foshnje me...

Ankorohet në Portin e Durrësit superjahti i miliarderit të njohur

Porti i Durrësit ka qenë stacioni i radhës i një superjahti luksoz. Në kalaten nr. 5 të portit të Durrësit, mëngjesin e kësaj të...

Lajme të tjera

Web TV