NBA/ Nuggets triumfojnë sërish, Los Angeles Lakers bie në “Quarter 4”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Denver Nuggets, që zuri vendin e parë në Konferencën e Perëndimit gjatë sezonit të rregullt në NBA, i shfrytëzoi në maksimum dy ndeshjet në fushën e tij, duke i fituar të dyja. Denver mundi 108-103 Los Angeles Lakers në finalen e dytë të play off, duke udhëhequr 2-0 serinë e takimeve.

Edhe kjo sfidë, ashtu si e para, ishte me shumë emocione e rivalitet deri në fund. Perioda e parë ishte e ekuilibruar dhe përfundoi 26-26. Në të dytën Lakers kalojnë 5 pikë para. Edhe e treta është pak a shumë e barabartë, me vendasit që rikuperojnë vetëm 2 pikë. Perioda e katërt vulosi fatet e këtij takimi, ku Naggets fitojnë 32-24.

LeBron James e Reaves realizuan nga 22 pikë secili për ekipin kalifornian, ndërsa Davis 18 pikë e 14 rebound, por që nuk mjaftuan për të fituar. Për Denver sërish shkëlqeu Jokic me një “triple double”, me 23 pikë, 17 rebound e 12 asist, ndërkohë që shënuesi më i mirë për vendasit ishte Murray me 37 pikë e 10 rebound. Dy ndeshjet e radhës do të luhen në fushën e Lakers.

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV