Harta blu e Greqisë/ Asnjë shqiptar nuk fitoi mandatin e deputetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Demokracia e Re” e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis arriti një fitore bindëse në zgjedhjet ne Greqi, por  nuk mundi të sigurojë shumicën e mjaftueshme në Parlament për të formuar e vetme qeverinë.

Mitsotakis la të kuptohet ne fjalimin e tij në mbrëmje se ai do të kërkojë të shkojë në një raund tjetër zgjedhjesh, për ta përforcuar këtë fitore dhe për të qeverisur pa pasur nevojë për koalicion.

Gazetarja, raporton nga Greqia për ABC News se nëse Mitsotakis branda një afati tre ditor nuk do të arrijë që të formojë qeverinë atëherë do i kalojë Syrizas dhe nëse sërish nuk ka një vendim për formim qeverie do të kaloj te Pasok.

Ndërkohë sipas gazetares së ABC News pritet që të kalojë afati 9 ditor i parashikuar sipas kushtetutës greke, dhe pasi qeveria të mos formohet do të kalojë në balotazhin e 2 Korrikut, siç ishte planifikuar për mbarëvajten e zgjedhje.

Arsyeja për një raund të tillë është se partitë kanë deklaruar se nuk do të bëjnë koalicion, dhe pritet që në raundin e dytë ku Neodemokracia e ka të sigurt fitore, pasi hyn në fuqi edhe bonus që do të thotë se Mitsotakis mund të marrë deri në 50 deputet plus, për të kaluar 151 mandatet e deputetëve.

Gjithashtu nga të dhënat e zgjedhjeve të 21 majit, asnjë nga 7 shqiptarët që ishin në zgjedhje nuk kanë arritur që të siguronte një mandat deputeti.

Shkak për këtë duket se është bërë fakti që shumë shqiptarë nuk kanë marrë pjesë në votime dhe renditja në lista është një tjetër faktor.

Të fundit

Rivendosja e zonave detare rikthen speciet

Një studim shqyrton qindra projekte të restaurimit të habitateve detare në mbarë botën: vetëm 9% kanë dështuar. Vito Tartamella Përpjekjet...

Ekspedita në fund të detit Jon në Greqi zbulon të vërtetën tronditëse

Një ekspeditë shkencore në pikën më të thellë të Mesdheut në Detin Jon ka zbuluar se mbetjet njerëzore kanë depërtuar deri në fundin më...

Pranverë e vonuar, Ankaraja mbulohet nga bora

Edhe pse pranvera kishte filluar, kryeqyteti i Turqisë, Ankaraja, u zgjua ditën e djeshme me një surprizë të papritur, pasi një stihie e pazakontë...

Postonin 10 vjeçarin në Tik Tok, prokuroria kërkon burg për gjyshen dhe babain

Prokuroria e Beratit ka dhënë këtë të shtunë pretencën për Armando Kumarakun dhe të ëmën e tij, Natasha Rombula, personazhe të njohur të rrjetit...

Sherri me mjete të forta mes të rinjve në Lezhë, zbardhet dinamika!

Është zbardhur dinamika e ngjarjes së ndodhur mesditën e djeshme (11 Prill) në Lezhë, ku u përfshinë 6 të rinj, dy prej tyre janë...

Lajme të tjera

Web TV