Për Belerin protestuan ashpër, ndërsa Greqia arrestoi dje 5 blerës të votave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht se arrestimin e Fredi Belerit për shitblerje votash në Himarë dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit, e cilësoi si diçka të patolerueshme, Greqia ka mbajtur një standart tjetër, duke arrestuar dje 5 persona ndërkohë që mbahen zgjedhjet parlamentare.

Për arrestimin Fredi Belerit për shitblerje votash në Himarë, pati reagime të ashpra nga Greqia, ku vetë kryeministri, Kyriakos Mitsotakis tha se nuk do ta toleronte një sjellje të tillë dhe se nuk mund të kishte një arrestim të tillë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve vendore ku Beleri kandidonte nën siglën e ‘Bashkë Fitojmë’, koalicionit Berisha-Meta.

Ndërkohë, ditën e djeshme kur mbahen zgjedhjet parlamentare në Greqi, janë arrestuar 5 persona pak orë para nisjes së procesit zgjedhor, nën akuzën e shitblerjes së votave.

Kjo tregon një standart të dyfishtë nga qeveria greke, e cila e cilësoi të papranueshme që Beleri, kandidat për bashkinë e Himarës të arrestohej dy ditë para zgjedhjeve, ndërkohë që për shitblerjen e votave Greqi nuk ka tolerim dhe pesë persona janë arrestuar vetëm pak orë para nisjes së procesit të votimit.

Të fundit

Jo vetëm karriget bosh/Rama e mund Berishën dhe live! PS 32 mijë ndjekës, PD vetëm 2 mijë

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike mbyllin sot fushatën për zgjedhjet e 11 majit në Tiranë. Betejën e fundit elektorale dy...

Mitingu i PD/ Chris LaCivita: Pushojeni nga puna Edi Ramën më 11 maj! Votoni Berishën

“Faleminderit Shqipëri për mbështetjen që na ke dhënë. Shqipëria ndodhet në udhëkryq. Jo vetëm për ëndrrat tuaja, por edhe për pozicionin e këtij vendi...

Berisha fushatë me ‘Stresin’/ Reperi i dedikon këngë kreut të PD, ‘thumbon’ Noizy-n

Të gjithë e dinë “dashurinë” që reperi Stresi ka për ish-kryeministrin Sali Berisha. Pavarësisht humbjeve, ai asnjëherë nuk ka kursyer mbështetjen e tij ndaj bluve...

Emocionet i marrin kontrollin/ Braçe thyen rregullat e fushatës, bën lëvizjen që habit PS

Në mbylljen e fushatës së PS, fjalën e mori Erion Braçe kandidati për deputet në listën e hapur të PS, dhe s’kishte si të...

“Njëshi i Greqisë në Tiranë!”/ Berisha e mbyll fushatën me flamurin helen

Partia Demokratike ka mbyllur fushatën elektorale në Tiranë. Sali Berisha është shfaqur në krah të Chris LaCivita dhe një flamuri grek. Ndaj me ironi gazetari Mero...

Lajme të tjera

Web TV