8 arsye pse kafja na bën mirë të gjithëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kafeina është gjëja e parë që të vjen në mendje kur përmend kafen. Por ajo përmban gjithashtu antioksidantë dhe substanca të tjera aktive që mund të reduktojnë inflamacionet e brendshme dhe të mbrojnë nga sëmundjet.

Ju mund të jetoni më gjatë.

Studime të kohëve të fundit kanë zbuluar se konsumuesit e kafes kanë më pak gjasa të vdesin nga disa nga shkaqet kryesore të vdekjeve në gra: sëmundjet koronare të zemrës, goditjeve në tru, diabeti dhe sëmundjet e veshkave.

Trupi juaj mund ta përpunojë glukozën(apo sheqerin) më mirë.

Kjo është teoria pas studimeve që nxorën që njerëzit që pijnë më shumë kafe kanë më pak gjasa të preken nga tipi 2 i diabetit.

Ka më pak mundësi që të zhvilloni insufiçiencë kardiake.

Pirja e një deri në dy filxhana kafeje në ditë mund të ndihmojnë të ruheni nga insufiçienca kardiake, kur një zemër e dobësuar ka vështirësi të pompojë mjaftueshëm gjak për trupin.

Ka më pak mundësi të prekeni nga sëmundja e Parkinsonit.

Kafeina jo vetëm që lidhet me një shans më të ulët për të zhvilluar sëmundjen e Parkinsonit por mund të ndihmojë gjithashtu ata persona që janë të prekur që të kontrollojnë më mirë lëvizjet e tyre.

Mëlçia juaj do ju falenderojë.

Si kafja e dekafeinuar dhe ajo e zakonshmja duken të kenë efekt pozitiv për mëlçinë tuaj. Studimet tregojnë se konsumuesit e kafesë kanë më shumë mundësi ti kenë nivelet e enzimave të mëlçisë në një shkallë më të shëndetshmë se sa ata që nuk konsumojnë kafe.

ADN juaj do të jetë më e fortë.

Kafeja e pjekur e errët ul thyerjet e fijeve të AND, që ndodhin në mënyrë rë natyrshme por që mund të çojë në zhvillimin e kancereve apo tumoreve nëse nuk riparohet nga qelizat.

Lexo edhe :  Kujdes nga zhytjet në det, mjeku: Hedhjet me kokë të rrezikshme

Gjasat për tu prekur nga kanceri i kolonit do të ulen shumë.

Një në 23 gra zhvillojnë kancer të kolonit. Por studiuesit kanë zbuluar se konsumuesit e kafesë kishin 26 % më pak gjasa që kjo të ndodhte.

Mund të ulni riskun tuaj për tu prekur nga sëmundja e Alzheimerit.

Pothuajse dy të tretat e amerikanëve që jetojnë me Alzheimer janë gra. Por kafeina në dy filxhana kafeje mund të sigurojë një mbrojtje të rëndësishme kundër zhvillimit të kësaj sëmundjeje. Në fakt, studiuesit kanë zbuluar se gratë e moshës 65 vjeç dhe më shumë që pijnë dy deri në tre filxhanë kafeje në ditë kishin më pak gjasa të zhvillonin demencë në përgjithësi.

Por pavarësisht këtyre përfitimeve shëndetësore që sjell konsumimi i kafesë duhet të tregoni shumë kujdes me sasinë që konsumoni dhe most a merrni atë në sasi të tepërt. Konsumimi i tepërt i kafesë mund të shkaktojë:

Rrahje të shpejta të zemrës

Tension të rritut të gjakut

Ankth

Vështirësi për të fjetur

Të fundit

Burrat luajnë me letra në mes të fluturimit, shpërthejnë reagimet në internet

Një video tregon një grup burrash duke luajtur një lojë me letra në ajër. Ata e morën një shall dhe...

Adrenalinë me çmim të lartë/ Kafeina, sheqeri dhe sëmundjet që vijnë me pijet energjetike

Ndikimi i kafeinës në zemër, tru dhe metabolizëm Në kundërshtim me besimin e zakonshëm, kafeina nuk rrit përqendrimin e kërkuar për të menduar dhe mësuar,...

Zbardhet plani “mashtrues” amerikan, si u godit Irani nga “Çekani i Mesnatës”

Operacioni ushtarak i SHBA-së kundër Iranit të shtunën, me emrin e koduar “Operacioni Çekani i Mesnatës” (Operation Midnight Hammer), u realizua me më shumë...

Gruaja parashikon fitoren në lotari, fiton 200 mijë euro

Një grua nga Karolina e Veriut parashikoi se një çmim i madh në lotari do të ndodhte në të ardhmen e saj pak para...

Publikohen imazhet satelitore/ Ja 3 impiantet bërthamore iraniane që u goditën nga SHBA

Gjashtë avionë luftarakë amerikanë hodhën një duzinë bombash bunker-buster prej 30,000 kilogramësh mbi qendrën bërthamore të Fordos, ndërsa nëndetëse të Marinës amerikane lëshuan 30...

Lajme të tjera

Web TV