A duhet të dorëhiqet Berisha?/ Këlliçi: Këtë çështje e zgjidh statuti i PD-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kandidati për kryetar bashkie të Tiranës, Belind Këlliçi, në selinë blu ka dhënë një deklaratë për mediat ku është shprehur se zgjedhjet e 14 majit nuk ishin të lira dhe të ndershme.

Ai tha se qëllimi i mbledhjes së Kryesisë është që të evidentohen të gjitha problematikat në zgjedhje si dhe të reflektohet se çfarë nuk shkoi mirë brenda partisë.

Ndër të tjera, i pyetur nga gazetarët se a duhet të dorëhiqet Berisha, Këlliçi ka deklaruar se reflektimi nuk lidhet me dorëheqje, duke vënë theksin se do të zbatohet statuti i PD-së.

Këlliçi: Ne në periudhë reflektimi jemi, por kjo nuk do të thotë se vjedhja e zgjedhjeve nuk ka ndodhur, e nuk ka pasur manipulim, dhe që sot nuk ka socialist të pakënaqur. Mbledhja e kryesisë sot do të adresojë të gjithë problemet, nisur me ato para procesit zgjedhor, gjatë procesit zgjedhor dhe pas. Duhet të gjendet mënyra që ne të kapërcejmë çdo hatërmbetje e çdo pakënaqësi që kemi me njëri-tjetrin e të bashkohemi.

A lidhet reflektimi me dorëheqjen e Berishës?

Belind Këlliçi: Reflektim do të thotë se çfarë nuk ka shkuar mirë brenda nesh, në lidhje me lidershipin mjafton t’i referoheni statutit të PD-së e t’i merrni përgjigjet. Ka ikur koha e dëshirave personale, kjo është një çështje reflektimi që duhet të shohim se çfarë ka shkuar mirë.

Të fundit

Përfshihet nga flakët makina në aksin Tiranë-Elbasan

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë–Elbasan. Ende nuk ka informacion zyrtar nëse...

“Shqipëria do hyjë në krizë të thellë, mund të cenohet rendi publik”

Edvin Kulluri nga Djathtas 1912 ishte i ftuar në emisionin "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN, nga ku bëri një parashikim...

Preç Zogaj: Dy lajme nga jashtë me rëndësi të madhe brenda

Lajmi i parë ishte deklarata e Ambasadës Amerikane për zgjedhjet e 11 majit. E vonuar në krahasim me deklaratat e mëpërshme dhe me ato...

Mori rrugën e pelegrinazhit, haxhiu shqiptar ndërron jetë dhe prehet në varrezat e Mekës

Haxhi Avdi Jusufi, një shqiptar besimtar nga Kosova, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotme teksa merrte pjesë në pelegrinazhin e Mekës dhe është varrosur...

VIDEO: Mori 7200 vota, Myslim Murrizi shton darkë për demokratët e Tiranës

Politikani i djathtë Myslim Murrizi ka shtruar darkë falenderimi për demokratët e Tiranës, të cilët e mbështetën me votë në zgjedhjet e 11 Majit....

Lajme të tjera

Web TV