Çështja e Belerit/ Dendias: Duhet të ketë drejtësi, është për të ardhur keq…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias i ftuar në televizionin Ant1 për të komentuar rezultatin e zgjedhjeve greke është pyetur, midis të tjerash  edhe për çështjen Beleri , pas vendimit për zgjatjen e masës së paraburgimit të tij.

“Ministria e Jashtme ka dhënë një njoftim zyrtar”,  ka thënë ai duke theksuar se “zgjatja e paraburgimit, bie ndesh me ndjenjën e drejtësisë publike dhe perceptimin europian të shtetit të së drejtës”. Por  ka edhe gjëra që nuk thuhen në publik ka shtuar Dendias.

“Takova edhe homologen time shqiptare dhe i thashë gjithçka që shumëkush kupton se duhet t’i thoja.

Ne nuk duam të sjellim askënd në pozitë të vështirë, por nga ana tjetër jo vetëm qeveria greke, por edhe  BE nuk do të tolerojë shkeljet e shtetit ligjor nga një vend në Europë”, – ka thënë kreu i diplomacisë greke.

“Kur u themi të gjitha vendeve se duhet të ketë drejtësi të pavarur, të gjitha vendet që janë në rrugën e anëtarësimit, dhe me të drejtë e themi këtë, në asnjë mënyrë kjo që nuk mund të kundërshtohet dhe të mos zbatohet , pra të ketë drejtësi të pavarur.

Por meqenëse kemi edhe një periudhë zgjedhore nuk dua të shndërrohet ky problem në një çështje të fushatës zgjedhore.

Sistemi grek e njeh në mënyrë absolute këtë çështje dhe ka identifikim absolut të pikëpamjeve, ndaj mendoj se në tërësi e di shumë mirë se çka duhet bërë atje dhe do ta bëjë me gjithë seriozitetin e duhur.

Është gjithashtu për të ardhur keq që ndodhi kjo sepse marrëdhëniet greko-shqiptare në këtë periudhë shënuan një përparim të jashtëzakonshëm”, u shpreh ai.

Duke ju referuar rrugëtimit të Shqipërisë në BE , Dendias ka theksuar se nuk përdor gjuhë kërcënuese për sa i përket ndikimit të kësaj ngjarjeje në këtë proces,  dhe ka shtuar se në Bruksel u tha çdo gjë që duhej thënë, aty ku duhej thënë , ashtu si duhej thënë dhe Greqia pret rezultatet.

Lexo edhe :  Kosova, Shqipëria dhe Kroacia, blerje të përbashkët të armëve amerikane

Vlen të përmendet se Nikso Dendias është deputeti konservator që ka mbledhur më shumë vota se kushdo kandidat i partisë së tij në triumfin e së dielës së Demokracisë së Re.

Të fundit

Qëndrimi mbi telefona, mjekët: Shëndeti i syve të fëmijëve, në përkeqësim

Pushimet shtuan edhe më shumë qëndrimin para ekraneve të telefonave. Hapësirat digjitale ishin të lidhura kudo, në plazhe, shezllone,...

2008 – Michael Phelps, njeriu që sfidoi kufijtë e njeriut në pishinën olimpike

Në verën e Pekin 2008, bota e sportit u bë dëshmitare e një mrekullie njerëzore që doli përtej çdo rekordi e imagjinate. Michael Phelps,...

Kategoritë e komentuesve në rrjetet sociale dhe ç’duhet të bëjmë me ta

Nga ROLAND QAFOKU Të gjithë ata që përdorin rrjetet sociale duke postuar statuse, apo bëjnë komente gjithëfarësojsh, unë i ndaj në gjashtë kategori: 1. Ata që...

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, reagon familja e Martin Canit

Pas vrasjes së një tjetër 14-vjeçari dy ditë më parë në Maliq ka reaguar familja e Martyin Canit, 14-vjeçari i cili u vra me...

“Prometeja e Kuvendit si urë lidhëse mes Ekzekutivit dhe Legjislativit”

Nga Klevis Bakillari Elisa Spiropali, një emër që përdoret shpesh si sinjal lëvizjeje dhe transformimi në politikën shqiptare, u emërua si Kryetare e Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV