KQZ “heton thellë veten” për dështimin me pajisjet e identifikimit elektronik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Qendror Zgjedhor ka nisur një hetim të brendshëm për problemet e shumta teknike me pajisjen e identifikimit elektronik të zgjedhësve më 14 maj.

Tenderi 23 milionë euro, garancitë që dha KQZ-ja dhe problemet që sollën kaos. Tashmë institucioni kryesor zgjedhor do “hetojë” veten…

Ngjan paradoksale por Komisioni Qendror Zgjedhor vendosi të hetojë veten për problematikat e shumta që u shfaqën ditën e zgjedhjeve ku në shumë qendra votimi pati probleme serioze me pajisjet e identifikimit elektronik të zgjedhëse.

Hetimi i “brendshëm” është konfirmuar zyrtarisht nga ky institucion. Zëvendës kryetarja e KQZ, Lealba Pelinku tha se KQZ do të kryejë një hetim në lidhje me problematikat teknike me identifikimin biometrik që u shfaqën me mbi 500 qendra votimi, më 14 maj.

Ajo tha se problematika ka pasur në vetëm 3.7% të qendrave të votimit, e shtoi se pas kategorizimit të problematikave ato do të kryejnë një proces ekzaminimi në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten.

“Paraprakisht nga komunikimet që kemi me operatorët aty ku janë të dokumentuar, pasi janë plotësuar dhe procesverbalet operatori konfirmon se pajisja ka punuar nga fillimi deri në fund. Pjesa e mbetur duke i kategorizuar problematikat, pjesa e mbetur do i nënshtrohet një ekzaminimi nga ana e një grupi pune të përbërë nga KQZ.

Problematikat ka pasur, u pa! Por të dhënat që kemi nga transmetimi nuk ka një shtrirje të gjerë të problematikës në të gjithë vendin, mund të flasim për 3.7 % të pajisjeve. 10% i është referuar pajise të cilat nuk kanë transmetuar, pasi nuk kanë pasur mbulim të pamjaftueshëm për të transmetuar”, është shprehur numri dy i Komisionit Qendror Zgjedhor Pelinku.

Sa i takon pamjeve ku disa punonjës shiheshin teksa transportonin pajisjet e identifikimit elektronik të cilat kishin kushtuar 23 mln euro, pa asnjë kujdes, Pelinku tha se është diçka për të të ardhur vertetë keq.

Lexo edhe :  "1 në 50 shqiptarë në Britani është në burg"/ Rama sfidon Farage: Absurde!

“Në fakt kanë qenë veprime të cilat çfarë komenti ti japësh. Pamjet janë pa koment, edhe për publikun e kuptoj dhe revolta ime personale ndaj një trajtimi të tillë është e kuptueshme. Të vjen keq që të shpenzohet aq shumë në energji. Është hera e parë që KQZ pothuajse nga A te ZH-ja këtë proces e ka kryer vetë”, tha Pelinku.

Më 14 maj, në disa qendra votimi në Tiranë nuk u krye identifikimi elektronik çka solli paralizimin e situatës në orët e para të votimit. Kjo situatë u përdor edhe nga Partia Socialiste ku në një deklaratë nga selia rozë u godit puna e Komisionit Qendror Zgjedhor. Para zgjedhjeve kreu I KQZ-së kishte dhënë garanci të plotë se pajisjet elektronike të identifikimit të zgjedhësve, madje edhe të votimit elektronik në tre bashki ishin të sakta dhe 100 për qind të sigurta.

Mirëpo ditën e zgjedhjeve diçka e tillë nuk ndodhi. Shumë pajisje nuk funksiononin dhe nuk kryen identifikimin elektronik të votuesve, ndërsa u vendos që pas kësaj problematike votimi të kryhej manualisht. Duke përfituar nga kjo situatë disa qytetarë tentuan të votonin disa herë, por sipas KQZ-së janë ndaluar.

Megjithatë opozita shprehet se ka të dhëna të pjaftueshme se është kryer votim edhe për personat që nuk ndodheshin në vendin tonë. Një problematikë e tillë duket se bën përgjegjëse KQZ-në e cila ndonëse zhvilloi një tender me vlerën e 23 milionë eurove për pajisjet e identifikimit eelektronik në të gjithë vendin dhe votimit elektronik në tre bashki, dështoi në shumë prej tyre. Tashmë ky institucion shprehet se do të “hetojë veten” për atë që ka shkuar keq.

Të fundit

Kancelari Merz paralajmëron gjermanët: Nuk duhet ta marrim sigurinë tonë si të mirëqenë

Kancelari gjerman Friedrich Merz bëri thirrje për përpjekje më të mëdha mbrojtëse gjatë një vizite sot në Bundeswehr. Merz...

“Le të vdesin”/ Emërimi i ministrit të ri nga Mistotakis shkakton polemika në Greqi

Qeveria greke ka zëvendësuar katër ministrat që të premten dhanë dorëheqjen si pasojë e skandalit për abuzimin me fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë. Thanos...

Përfshihet nga zjarri zona naftëmbajtëse në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat

Një zjarr ka rënë në zonën naftëmbajtëse në qytetin e Kuçovës. Zjarri, që u vërejt në kallamishtet e lagjes alarmoi banorët pasi në zonë...

Trump dhe Kushner investim në Sazan, Dredha: Rikthen në jetë ishullin

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze të çiftit në ishullin...

Katastrofë ajrore/ Rrëzohet avioni, humbin jetën 4 persona

Një avion i lehtë stërvitor u rrëzua në distriktin Kolomna të rajonit të Moskës të shtunën duke vrarë të katër personat në bord, përfshirë...

Lajme të tjera

Web TV