Marrëveshja për transferimin e të burgosurve/ Manja zbulon planin e qeverisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja pas mbledhjes së qeverisë ka folur për marrëveshjen me Britaninë e Madhe për transferimin e të burgosurve shqiptarë nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri.

Sipas minsitrit, nuk do të ketë asnjë kosto në buxhetin e shtetit pasi gjithçka do të mbulohet nga pala britanike.

Siç është bërë e ditur ne kemi një marrëveshje me qeverinë Britanike. Kjo marrëveshje plotësojn atë të ratifikuar në 2021. Dua të bëjë më dije se kriteret janë përcaktuar ne 2021. Marrëveshja e tanishme ka si qëllim kryesopr kryerjen e dënimeve pranë familjarëve të tyre. Kjo bën të mundur që brenda kapacitetit që ne ofrojmë, për ta përfunduar dënimin këtu dhe më pas për tu risocializuar. Marrëveshja nuk cënon aspak buxhetin e vendit tonë, dhe atë të burgjeve pasi shpenzimet do të mbulohen nga pala britanike. Marrëveshja parashikon një afat kohor dy vjeçar, ne do të nisemi nga kapacitet e vendin tonë. Dua të jem i qartë se marrëveshja është 2-vjeçare me të drejtë rishikimi, ne do të nisemi nga kapacitetet që ne kemi në sistem. Britania merr përsipër të na ndihmojmë edhe me shtimin e kapaciteteve tona, që merr në konsideratë edhe kushtet. Çdo i dënuar jep pëlqimin e tij përpara çdo transferimi. Po është e vërtetë që ne kemi premtuar një amnisti në burgje, nuk e bëmë që të mos ndikonin procesin zgjedhor. Kemi ngritur një grup pune, por përmasën e amnistisë do ta vendosin ekspertët.

Të fundit

E papritur! Albin Kurti shkarkon nga detyra zv. ministrin Arbër Vokrri

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka liruar sot nga detyra zëvendësminstrin e Administrimit të Pushtetit...

KQZ certifikon rezultatet e katër qarqeve Vlorë, Fier, Lezhë dhe Gjirokastër

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve certifikon rezultatet për 4 qarqe të tjera të vendit pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në seancën e sotme publike (23...

Artan Shkeli tregon takimin e fundit me Lamen para se të nisej për në spital

Akritekti dhe një ndër miqtë më të mirë të Tan Lames, Artan Shkreli ka zbuluar takimin e fundit me të, para se të nisej...

Bie nga kati i tretë i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një hotel në Rinas, ku një fëmijë 2-vjeçar, holandez, ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i...

Shoferi nuk u hapi telefonin, zbardhen përgjimet mes Orges Mollës dhe Suel Elezit

Zbardhen detaje nga përgjimet mes Orges Mollës dhe Suel Elezit të cilët komunikojnë për një ngarkesë droge dhe vështirësinë për të komunikuar me shoferin...

Lajme të tjera

Web TV