Tentuan t’i dilnin kundër, Berisha tremb “trimat” në PD-në e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha si drejtues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, thirri dje në mbledhje kandidatët për kryebashkiakë dhe përfaqësuesit politikë për të analizuar rezultatin e zgjedhjeve lokale të 14 majit, ku nga 61 bashkia fitoi vetëm 7.

Kreu ‘de facto’ i PD shuan që në ngjizje disa zërat që kishin nisur t’i dilnin kundër. Berisha lëviz taktikisht ku para zhvillimit të mbledhjes u përcakton “të ftuarve” agjendën dhe formën e diskutimit, duke mos pranuar përgjegjësinë dhe rezultatin e zgjedhjeve

Për herë të parë që pas datës 14 maj, ish-kryeministri Berisha zhvilloi dje një mbledhje të gjerë me kandidatët për kryebashkiakë të koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe me drejtuesit politik në këto bashki, për të diskutuar mbi rezultatin katastrofik të zgjedhjeve.

Ndërsa pritej që disa zëra të dilnin kundër Berishës dhe të kërkonin mbajtjen e përgjegjësive prej tij, ishte vetë ish-kryeministri që u përcaktoi “agjendën e diskutimeve”, madje edhe formën si do trejtohej çështja.

Ai mbajti një konferencë para nisjes së mbledhjes kur u shpreh qartë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve, sidomos në ato qendra votimi ku janë vënë komisionerë të paligjshëm sipas tij.

Ai hodhi poshtë gjithë procesin dhe qartësisht u tha të tijëve se “rezultatet nuk Iinjeh”, pasi pretendon se kishte blerje masive të votave, përdorim të bandave të lidhura me pushtetin dhe përfshirjen kapilare të administratës shteterore në prosin zgjedhor.

Sipas tij të gjithë këto problematika të mëdha çuan në tjetërsimin e votës dhe si e tillë nuk mbante “përgjegjësi personale”. Në fakt qëndrimi i Berishës para se të niste mbledhja ishte diktim i qartë se askush nuk duhet të artikulonte për dorëheqjen e tij.

Ai shprehet se do të ndjekë me përpikmëri statutin i cili parashikon që kryetari nëse humbet zgjedhjet lokale kalon në votëbesin, ndërsa nëse humbet ato të përgjithshme jep menjëherë dorëheqjen dhe nuk ka të drejtën e rikandidimit.

Loja e djeshme e Berishës trembi ato pak individë që kishin nisur të artikulonin se do i kërkonin Berishës mbajtjen e përgjegjësive, duke e konsideruar humbjen në zgjedhjet lokale, ku nga 61 bashki morën vetëm 7 si një dështim të Berishës dhe jo të kandidatëve dhe koalicionit.

Pretendimet e Berishës

Berisha ka analizuar humbjen dhe shkaktarët e saj, duke renditur sipas tij arsyet dhe ngritur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe maxhorancës, përfshirë kërcënimet sipas tij nga zv.kryeministrja Belinda Balluku.

“Thirra këtë mbledhje për të diskutuar mbi qëndrimet aktuale ndaj zhvillimeve post elektorale në vend. Në krye të radhës unë kam qenë i bindur se detyra më parësore, më kryesore e PD-së është mbrojtja e votës së shqiptarëve dhe misioni i saj themelor.

Dhe zotimi solemn dhe i përsëritur i yni në mënyrë konstante duke qartësuar se mbrojtjen e votës PD-ja nuk e nënkupton një mbrojtje me armë, nuk e nënkupton një mbrojtje me dhunë.

PD me mbrojtjen e votës nënkupton sot dhe për sa kohë do jetë forcë demokratike përdorimin e të gjithë mjeteve të ligjshme për të nxitur votimin, për të inkurajuar votimin, për të mbikëqyrur çdo lloj dhunimi, cenimi në procesin e votimit dhe për të marrë qëndrimet përkatëse në varësi të tyre.

Bazuar në këtë koncept, pas rezultatit tashmë të njohur kandidatët, kryetarët e degëve, ju që jeni këtu, jeni angazhuar pikërisht në këtë proces. Jemi angazhuar në këtë proces dhe unë e konsideroj jashtëzakonisht të rëndësishme, themelore sepse ky proces solli më shumë se kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi krim në pushtet”, tha Berisha. Ai theksoi se ky proces u karakterizua nga konsolidimi i një makinerie gjigante të blerjes së votës nga qeveria dhe mafia e saj.

Lexo edhe :  Berisha mobilizon militantët në protestë para SPAK! Nesër paraqitet te oficeri i BKH

“Ky është procesi i parë në 32 vite i cili nisi me deklaratën e kryeministrit se kodi elektoral është një kinezëri për të. Nisur nga ky koncept të cilin ai e shpalli nga zyra e tij në kryeministri, vetëkuptohet që zgjedhjet do ishin një proces pa asnjë garanci ligjore, zgjedhjet do ishin një procesi vullneti i një njeriu që ligjin, kushtetutën e zgjedhjeve e quan një kinezëri partish.

Historia e blerjes së votës nuk fillon me këto zgjedhje, por me këtë rast iu them avokatëve të verbër të Edi Ramës, të cilëve ai iu ka verbuar sytë e mendjes dhe kjo është më tragjikja se kjo është hera e parë në histori që vota nuk blihet vetëm nën dorë, por blihet haptas, publikisht me 670 mijë zarfe.

Secila prej tyre 50 mijë lekë në mes të fushatës elektorale, dorëzuar çdo pensionisti. Vota për ata që iu janë verbuar sytë e mendjes, u ble haptas në këtë proces dhe këtë nuk e shpall unë, e shpalli krimministri Edi Rama kur mblodhi punonjësit në kryeministri dhe iu tha ti do ta kesh rrogën 2.2 mln, ti 1.3”, tha ish-kryeministri.

Rrëzon edhe votimin elektronik

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se ka dyshime të forta se është ndërhyrë në pajisjet e votimit elektronik për zgjedhjet e 14 majit. Gjatë fjalës së tij para Kryesisë, Berisha tha se këto dyshime duhen faktuar, ndërsa duke iu referuar ekspertëve, ai tha se pajisjet elektronike nuk ishin të sigurta.

“Ne nuk mund të çedojmë para kësaj situate. Jo! Po marr zonat e votimit elektronik. Është opozita ajo që duhet të jetë e interesuar për votimin elektronik, por faktet e shumta janë mbledhur dhe po mblidhen. Një informacion që kemi është 100% i sigurt. janë përdorur si militantë të PS operatorët që rrinin për të ndihmuar dhe asistuar zgjedhësit. Ata funksionuan si pjesë e aparatit të partisë Socialiste.

Ka qendër në të cilën një operator në kundërshtim me të gjitha ligjet mund të ketë sheqeruar dhjetëra herë ata që votonin. Ka qendra ku është përdorur shoqërimi si rrugë kryesore për të diktuar votimin dhe jo pak. Këto janë të dokumentuara, por ka dyshime të forta se është ndërhyrë në algoritmin e makinerive.

Natyrisht dyshimet duhen provuar. Se të themi që është ndërhyrë, duhet ta faktojmë, se nuk mund ta themi. Por ka dyshime se është ndërhyrë në alogrimin e tyre. Ekspertë të fushës, me njohuri në këtë fushë, konfirmojnë se këto makineri kësaj radhe nuk kanë qenë të sigurta. Ekspertët kanë bërë sugjerime te tyre se si këto makineri mund të bëhen të sigurta.

Pra, ata kanë bërë konstatime dhe thonë se nuk kanë qenë të sigurta. Sidoqoftë ne do të ndjekim deri në fund çdo shkelje ligji dhe dhunim të votës. Nuk mund ta njohim ne kurrë rezultatin e zgjedhjeve, të dominuar nga komisionerë të paligjshëm në qendrat e votimit. Jo!”, tha Berisha.

Të fundit

Urrejtja ndaj vetes s’ka të bëjë me depresionin

Ekspertët dhe shkencëtarët në hulumtimet e fundit kanë nxjerrë në pah një “epidemi” që po prek gjithnjë e më...

Po planifikonin një vrasje, arrestohen pesë të dyshuar në Pejë

Pesë anëtarë të dyshuar të një “grupi të organizuar kriminal”, të cilët kishin planifikuar kryerjen e veprës penale “vrasje” dhe “shkaktim të rrezikut të...

A e zbulon inteligjenca artificiale kancerin e gjirit më mirë se mjekët?

Një studim i bërë së fundmi arrin në përfundimin se mjekët janë në gjendje të zbulojnë kancerin në gji më shpesh në rastet kur...

Një bishë luksoze! Rolls-Royce prezanton makinën e re, 370 000 euro për 659 kuaj fuqi

Rolls-Royce ka nxjerrë në shitje modelin më të fuqishëm të historisë së vet, Black Badge Spectre, një supermakinë elektrike që kushton rreth 320 000...

Hamasi liron 6 pengje izraelitë në këmbim me 602 të burgosur palestinezë

Hamasi liroi edhe gjashtë pengje të tjera izraelite në këmbim me 602  të burgosur palestinezë. Eliya Cohen, 27 vjeç, Omer Shem Tov, 22 vjeç...

Lajme të tjera

Web TV