Rritja e pagave/ Ibrahimaj: Vitin e ardhëshëm paga mesatare do arrijë nivelin 900 euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e financave Delina Ibrahimaj tha para Kuvendit se është e privilegjuar nga reforma e cila po sjell rritjen e pagave.

Në seancën e sotme plenare, kur pritet të diskutohet votimi i projektligjit që parashikon rritjen e pagave për Presidentin, kryeministrin, ministrat, deputetët dhe administratën publike, Ibrahimaj tha se fillimisht rritja e pagave është bërë për mësuesit dhe infermierët, pra sipas saj ëhstë bërë rritja në pozicionet ku ishte më e domosdoshme.

Ndërsa tani synohet të krijohet një piramidë në hierarkinë e pagave në përputhje me pozicionet dhe me përgjegjësinë e tyre.

“Sot ndihem e privilegjuar që vij para jush duke sjellë të finalizuar një punë të gjatë dhe hapin më të rëndësishëm në aplikimin e një reforme të plotë dhe të domosdoshëm të pagave në administratën publike.

kjo reformë do të përfshijë të gjithë hirearkinë e administratës shtetërore në të gjithë sektorët e saj dhe besojmë se do shoqërohet edhe me rritjen e pagave në sektorin privat.

Bazat e kësaj reforme u hodhën në vitin e kaluar duke rritur pagën minimale, ne do vazhdojmë me rritjen e pagës minimale deri në 45 mijë lekë. Kjo tregon interesin sonë për mirëqenien.

Gjatë vitit të  ardhëshëm paga mesatare në administratën publike pritet të arrijë nivelin 900 euro.

Kjo është një rritje e konsdiderueshme, ne në 10 vite do arrijmë që pagën ta rrisim me 140%.

Synojmë të përmirësojmë hirearkinë e pagave të amdinistratës publike, duke krijuar kështu kushtet e nevojshme për të mbajtur individët e kualifikuar në administratën publike”,-tha Delina Ibrahimaj.

 

Të fundit

“Tedi Blushi, fansi i garderobës time”/ Kryemadhi i përgjigjet “flakë për flakë” Metës

Pas deklaratës së Ilir Metës që e quajti “Zegjine e SPAK”, Monika Kryemadhi ka reaguar menjëherë me një postim...

“Mos ma përmend emrin”/ Meta se kursen Kryemadhin, çifti i përçarë ‘dialog’me kundërakuza

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i përgjigjet Monika Kryemadhit, e cila nga SPAK deklaroi se Meta flet me gjuhën e Dumanit. Reagimi i...

Çmimi i një Shkolle Juridike për një Ese Raciste

Akorimi i një çmimi akademik për një supremacist të bardhë, i cili shkroi një ese në shkollën e drejtësisë duke promovuar pikëpamje raciste, shkaktoi...

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Gjashtë vatra janë ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri, nga të cilat 6 vatra janë ende aktive. Ministria e Mbrojtjes bëri publike të...

Ledri nuk fshihet më, poston foton provokuese të Xhensilës në Instagramin e tij

Prej kohësh është përfolur për një marrëdhënie më shumë se profesionale mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt. Të dy insistonin se bëhej fjalë për...

Lajme të tjera

Web TV